Nga maja mund të shihni bjeshkë pa fund!

Alpinizem

Nga maja mund të shihni bjeshkë pa fund!

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 12:40
Maja Korabit

“Hikingnjeri, të dielën më 8 shtator duke filluar ne orën 05:00, do të organizojë ecjen për në majën më të lartë në shqiptari, Korabin 2764 metra!

“E keni rastin ta përjetoni eksperiencën e mrekullueshme në Majën e Korabit, e cila gjendet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ecja hynë në kategorinë e ecjeve me vështirësi mesatare dhe zgjatë rreth 20 km lartë e poshtë.

Ecja karakterizohet me plot aventura dhe ecje nëpër shtigje dhe gremina shumë interesante.

Nga maja mund të shihni bjeshkë pa fund!

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit / Lemontree në Breg të Diellit) të dielën në orën 05:00!!! të mëngjesit dhe kthimi në Prishtinë (nëse gjithçka shkon mirë) do të bëhet kah ora 23:00”, njoftojnë organizatorët..

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat