Shoqata Bjeshkatare “Haxhi Beda” nga Prizreni ka njoftuar se ka ikë në botën tjetër Mexhit Çurdina.
Ikja e tij është një humbje e madhe për bjeshkatarinë, jo vetëm me këtë sport.
“Pusho në paqe Mexhit Çurdina!
Na iku e na la me zemra të dëshpëruara, njeriu me 9 zemra.
Do të kujtohet si bjeshkëtari që sfidonte malet, motoristi që shpejtësinë e kishte erë, skitari që fluturonte mbi dëborë, notari që sfidonte valët pa frikë, një shpirt i lirë, një zjarr që nuk shuhej, ai që nuk lodhej kurrë.
Në rrugët e jetës la gjurmë të pashlyeshme, me ëndrrat që ngeli pa i jetuar, por me emrin që do të jetojë përgjithmonë”, ka njoftuar SH.B. “Haxhi Beda”.