Shpërthimi në Nashvill të SHBA-së, “i qëllimshëm”

Amerika

Shpërthimi në Nashvill të SHBA-së, “i qëllimshëm”

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 09:59
Vendi ku ka ndodhur shpërthimi në Nashvill të SHBA-së, 25 dhjetor, 2020

Një shpërthim në qytetin Nashvill të SHBA-së, mëngjesin e së premtes, ka qenë “incident i qëllimshëm i bombardimit”, thanë autoritetet lokale.

Shpërthimi masiv la tre persona të plagosur dhe dëmtoi rëndë disa ndërtesa historike.

Shefi i policisë, John Drake, u tha gazetarëve se tash për tash nuk ka viktima të konfirmuara.

Ai tha se qyteti nuk ka marrë ndonjë kërcënim përpara shpërthimit dhe se motivi i mundshëm i sulmit është i panjohur.

Shpërthimi ka qenë një “surprizë totale” për policinë, tha Drake. “Ne nuk kishim fare paralajmërime”, shtoi ai.

Kryebashkiaku John Cooper tha se tre personat e plagosur janë në gjendje të qëndrueshme në spital.

Cooper e cilësoi shpërthimin si “sulm të egër dhe frikacak” dhe tha se ai ka shkaktuar “dëme katastrofike” në një pjesë historike të qytetit, e cila është e njohur për muzikën amerikane “country”.

FBI është duke hetuar incidentin dhe kërkoi nga publiku informacione që mund të ndihmojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat