Pamje të rënda / 4 të vdekur dhe 52 të arrestuar pas trazirave në SHBA

Amerika

Pamje të rënda / 4 të vdekur dhe 52 të arrestuar pas trazirave në SHBA

Nga: Bota sot Më: 6 janar 2021 Në ora: 21:13
Pamje nga tensionet në SHBA

(E plotësuar 07:50) - ​​Trazirat në SHBA, 4 të vdekur dhe 52 të arrestuar

4 persona kanë humbur jetën gjatë trazirave që u shkaktuan në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë metropolitane të Washingtonit gjithashtu janë arrestuar 52 persona.

47 prej tyre sepse kanë shkelur urdhërin e shtetrrethimit bën me dije në një deklaratë për mediat shefi i policisë metropolitane të Washington, Chief Robert J. Contee.

Mësohet se 2 bomba artizanale janë gjetur në kompleksin e ndërtesave rreth Kongresit në SHBA.

Ish-presidenti Bush: Pamje pikëlluese në Kongres

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, lëshoi një deklaratë për “skenat e kaosit” në ndërtesën e Kongresit amerikan.

“Janë pamje të sëmura dhe pikëlluese”.

“Rezultatet e zgjedhjeve kontestohen kështu në një banana-republikë, jo në republikën tonë demokratike”, tha Bush.

Ai tha se është “i tmerruar nga sjellja e pamatur e disa udhëheqësve politikë”, qysh nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, por nuk e përmendi në emër presidentin aktual, Donald Trump, e as mbështetësit e tij.

Të mërkurën, mbështetës të dhunshëm të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Senatori republikan, Mitt Romney, e dënoi “kryengritjen”, e cila, siç tha, “është nxitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”.

Ata që e mbështesin Trumpin, tha Romney, “do të shihen përgjithmonë si bashkëpunëtorë në një sulm të paparë kundër demokracisë sonë”.

Obama: Një moment i çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se historia do ta mbajë në mend sulmin e sotëm në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.

Obama tha se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.

“Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezulatatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë.

Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore.

Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.

Të mërkurën, mbështetës të dhunshëm të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Biden.

Trazirat në Capitol Hill/ Twitter pezullon për 12 orë llogarinë e Trump, bllokim edhe nga Facebook

Media sociale Twitter ka pezulluar për 12 orë llogarinë e presidentit Donald Trump pas trazirave që ndodhën në Capitol Hill të SHBA-së, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u arrestuan 52.

Sipas medias sociale, Donald Trump ka bërë shkelje të përsëritura dhe dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil në tre postime të tij.

“Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.

Gjithashtu Twitter ka paralajmëruar se nëse Trump nuk fshin këto tre postime problematike, atëherë llogaria e tij do të mbyllet përfundimisht. Edhe Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë postimet nga faqja e presidentit Donald Trump.

Dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë pas dhunës në Kongres

Dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump dhanë dorëheqjen të mërkurën pas dhunës në Kongresin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë po konsideronin të jepnin dorëheqjen, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O'Brien dhe zëvendësin e tij, Matthew Pottinger, thanë burime me dijeni për këto zhvillime.

Stephanie Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të mos lejuar Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

"Ka qenë një nder t'i shërbeja vendit në Shtëpinë e Bardhë. Jam shumë krenarë që isha pjesë e misionit të zonjës Trump për të ndihmuar fëmijët kudo, dhe krenare për shumë arritje të kësaj administrate," tha zonja Grisham në një deklaratë.

Grisham, e cila ishte për një vit sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë përpara se të bëhej shefe e stafit të Zonjës së Parë, nuk tha nëse dorëheqja e saj ishte në reagim ndaj dhunës në kryeqytetin e vendit, por një burim i njohur me vendimin e saj tha se dhuna e bindi atë përfundmisht për të.

Edhe sekretarja sociae e Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendës sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Matthews, thanë dy burime për Reuters.

Zoti O'Brien po konsideronte gjithashtu dorëheqjen, ashtu si edhe zoti Pottinger, zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar i cili ka qenë një zë kryesor për politikën ndaj Kinës brenda administratës, thanë dy burime.

"Sapo fola me Nënpresidentin Pence," tha zoti O'Brien në një deklaratë më herët të mërkurën, duke shtuar, "Jam krenar që shërbej me të."

Brenda Shtëpisë së Bardhë kishte gjithashtu zëra se zëvendës shefi i stafit Chris Liddell mund të jepte dorëheqjen, sipas një burimi.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

Lëndime të shumta u njoftuan dhe një grua humbi jetën nga dhuna në Kapitol, ndërsa mbështetësit e Trump iu përgjigjën thirrjes së presidentit për të protestuar ndaj humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ndaj demokratit Joe Biden. Zoti Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur dhe të pabazë se zgjedhjet u shoqëruan nga manipulime.

Zoti Biden do të inaugurohet më 20 janar.

Dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump dhanë dorëheqjen të mërkurën pas dhunës në Kongresin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë po konsideronin të jepnin dorëheqjen, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O'Brien dhe zëvendësin e tij, Matthew Pottinger, thanë burime me dijeni për këto zhvillime.

Stephanie Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të mos lejuar Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

"Ka qenë një nder t'i shërbeja vendit në Shtëpinë e Bardhë. Jam shumë krenarë që isha pjesë e misionit të zonjës Trump për të ndihmuar fëmijët kudo, dhe krenare për shumë arritje të kësaj administrate," tha zonja Grisham në një deklaratë.

Grisham, e cila ishte për një vit sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë përpara se të bëhej shefe e stafit të Zonjës së Parë, nuk tha nëse dorëheqja e saj ishte në reagim ndaj dhunës në kryeqytetin e vendit, por një burim i njohur me vendimin e saj tha se dhuna e bindi atë përfundmisht për të.

Edhe sekretarja sociae e Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendës sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Matthews, thanë dy burime për Reuters.

Zoti O'Brien po konsideronte gjithashtu dorëheqjen, ashtu si edhe zoti Pottinger, zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar i cili ka qenë një zë kryesor për politikën ndaj Kinës brenda administratës, thanë dy burime.

"Sapo fola me Nënpresidentin Pence," tha zoti O'Brien në një deklaratë më herët të mërkurën, duke shtuar, "Jam krenar që shërbej me të."

Brenda Shtëpisë së Bardhë kishte gjithashtu zëra se zëvendës shefi i stafit Chris Liddell mund të jepte dorëheqjen, sipas një burimi.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

Lëndime të shumta u njoftuan dhe një grua humbi jetën nga dhuna në Kapitol, ndërsa mbështetësit e Trump iu përgjigjën thirrjes së presidentit për të protestuar ndaj humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ndaj demokratit Joe Biden. Zoti Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur dhe të pabazë se zgjedhjet u shoqëruan nga manipulime.

Zoti Biden do të inaugurohet më 20 janar.

SHBA: Kongresi rifillon punimet pas dhunës

Kongresi amerikan rifilloi seancën për konfirmimin së rezultateve të Kolegjit Elektoral për fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, pas dhunës së pashembullt në Kapitol.

Pas disa fjalimeve të anëtarëve të tij, Senati amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një lëvizje nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezulateve të zgjedhjeve presidenciale për shtetin e Arizonës që i dha fitoren demokratit Joe Biden.

Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.

“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot”, tha nënpresidenti Mike Pence.

Ai tha se ata që sulmuan, nuk fituan.

“Dhuna nuk fiton kurrë. Liria fiton, dhe kjo është ende shtëpia e popullit. Ndërsa rimblidhemi në këtë dhomë, bota do të jetë përsëri dëshmitare e rezistencës dhe forcës së demokracisë sonë”, tha zoti Pence.

Kreu i Republikanëve në Senat Mitch McConnell tha se “ne do të kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës për kombin tonë.”

Ai shtoi se kjo detyrë do të bëhej sot (të mërkurën).

“Këtë pasdite, Kongresi filloi procesin e nderimit të vullnetit të popullit Amerikan dhe numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor. Ne e kemi përmbushur këtë detyrë solemne çdo katër vjet për më shumë se dy shekuj”, tha ai.

Por ndërsa disa republikanë janë tërhequr nga kundërshtimet e tyre ndaj rezultateve në disa shtete, përfshirë Senatoren Kelly Loeffler që humbi në zgjedhjet e Xhorxhias, të tjetë si Josh Hawley, vazhduan të shprehin kundërshtime.

Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer e vuri përgjegjësinë mbi presidentin Trump.

"Kjo do të jetë një njollë në vendin tone, jo aq lehtë për t’u zhdukur. Trashëgimia e fundit, e tmerrshme, e pashlyeshme, e pashlyeshme e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Pamje të rënda / Pas të shtënave me armë në Kongres, publikohet momenti i plagosjes së një gruaje, 6 policë të lënduar, përfundon protesta 

00:08 Përfundon protesta e mbështetësve të presidentit Trump në godinën e Kongresit amerikan

Përfundon protesta e mbështetësve të presidentit Donald Trump në godinën e Kongresit amerikan ku po mbahej seanca për certifikimin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Mbështetësit e Trump hynë me dhunë në godinën e Kongresit dhe qëndruan aty për disa orë.

Si pasojë e përplasjeve me policinë u regjistruan të lënduar në radhët e efektivëve dhe protestuesve.

Mediat raportuan dhe për të lënduar me armë zjarri, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden i konsideroi këto ngjarje një sulm ndaj demokracisë, ndërsa Donald Trump doli shumë vonë pasi incidentet kishin nisur dhe iu kërkoi mbështetësve të tërhiqen në paqe në shtëpi. Protesta të ngjashme raportohen të jenë mbajtur dhe në shtete të tjera të Amerikës.

***

Situata në Uashington është qetësuar disi, ndërsa protestuesit po largohen nga godina e Kapitolit.

Në kryeqytetin amerikan është vendosur ora policore duke nisur nga ora 6:00 e mbrëmjes.

Turma sulmoi Kapitolin kur po zhvillohej mbledhja për certifikimin e Joe Biden si fitues.

Një grua është plagosur rëndë gjatë trazirave, kurse të paktën gjashtë policë po marrin trajtim mjekësor.

Demokratët sulmuan menjëherë presidentin Donald Trump për këtë situatë.

Madje pati prej atyre që thanë se kjo ishte një përpjekje për grusht shteti.

“Kjo është anarki. Ky është një grusht shteti në tentativë,” tha kongresmeni Seth Moulton.

Për momentin, forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe nata po bie.

***

Ky është momenti kur trupat speciale, SWAT mbërrijnë në godinën e Kongresit Amerikan.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u futën në Kapitol, teksa pritet edhe Garda Kombëtare.

Ndërkohë turma ka nisur të largohet nga godina.

Përpara saj kanë mbetur vetëm pak protestues pro presidentit Donald Trump.

Protestuesit nisin të tërhiqen nga godina e Kongresit

Ka nisur tërheqja e protestuesve nga godina e Kongresit, ndërsa mediat raportojnë se është hedhur dhe gaz lotsjellës.

Pas këtyre protestave ka ardhur edhe një reagim i presidentit aktual Donald Trump, i cili pa ripërsëritur se këto ishin zgjedhje të manipuluara, por megjithatë ka thënë se “duhet të kemi paqe”.

Image

“Kështu që shkoni në shtëpi në paqe. E di se si ndiheni”.

Pas këtyre ngjarjeve ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Stoltenberg, i cili i ka quajtur skena shokuese, teksa ka kërkuar të respektohet rezultati i zgjedhjeve.

Sipas NBC, një objekt shpërthyes, artizanal është gjetur pranë selisë së Kongresit.

Momenti kur gruaja qëllohet me plumb në qafë brenda Kongresit Amerikan

Kaosi po vazhdon ende brenda Kongresit Amerikan teksa mbështetësit e presidentit, Donald Trump vijojnë protestat e dhunshme në Washington DC.

Tashmë shumë video po qarkullojnë në rrjetet sociale teksa po shfaqin një anë tjetër të SHBA-ve, që nuk e kemi parë kurrë.

Pak më parë u raportuar se një grua është lënduar rëndë me armë, ndërkohë që tani është bërë publik edhe momenti i plagosjes së saj në qafë.

 

Raportohet se edhe disa policë dhe protestues janë lënduar gjatë përleshjes mes dyja grupeve.

Donald Trump ka reaguar duke kërkuar qetësi gjersa ka urdhëruar që situatën nën kontroll ta merr Garda Kombëtare.

Kujtojmë se ligjvënësit amerikanë ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale, të cilat po zgjateshin për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Udhëheqësit demokratë të Kongresit, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi si dhe udhëheqësi i pakicës së Senatit Charles Schumer, i kërkuan Presidentit Trump të bëjë thirrje që protestuesit të largoheshin menjëherë nga Kapitoli dhe zona rreth tij.

E kundërta ndodhi dhe protestuesit u përhapën kudo në ndërtesën e Kapitolit,  kjo bëri që policia të shoqëronte anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Trump bën thirrje të ndalet dhuna

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar që të ndalet dhuna në Kongresin Amerikan, ku depërtuan demonstruesit.

Trump, në një mesazh televiziv drejtuar mbështetësve, tha se "është koha për të shkuar në shtëpi".

Më herët, përmes një postimi në Twitter, ai bëri thirrje për qetësi.

"Kërkoj nga të gjithë në (ndërtesën e) Kapitolit të SHBA-së, të qëndrojnë të qetë. Jo dhunë! Mos harroni, ne jemi Parti e Ligjit dhe Rendit - respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit!", shkroi Trump në Twitter.

Dhuna në SHBA, Biden ka këtë thirrje për Trump

Deri sa po zhvillohen protestat në Senatin amerikanë, presidenti i ri i shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur një fjalim.

Biden në konferencën për media, ka thënë se Amerika është më e mirë se kjo situatë.

Si dhe ka deklaruar se Donald Trump duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të shkaktuar dhe duhet të paraqitet para qytetarëve të bëjë thirrje për qetësi.

Ndërkaq, pasi e mbaroi fjalimin e tij, ai u rikthye duke thënë se nuk është i shqetësuar për sigurinë tij.

"Unë nuk jam i shqetësuar për sigurinë time, sigurinë ose inaugurimin tim. Unë nuk jam i shqetësuar. Populli Amerikan do të duhet të ngrihet dhe të ngrihet tani. Mjaft është mjaft."

***

Kaosi ka shpërthyer brenda Kongresit në SHBA ndërsa mbështetësit pro-Trump janë futur në ndërtesë.

Protestuesit i janë përgjigjur thirrjeve të presidentit në detyrë Donald Trump për të kundërshtuar procesin zgjedhor, që sipas tij është vjedhur.

Në momentin e hyrjes së protestuesve në Kapitol, dy dhomat e Kongresit Amerikan po mblidheshin për të konfirmuar fiton e Biden ndaj Trump, por mbledhja është ndërprerë.

Udhëheqësi Demokrat i Senatit Chuck Schumer dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në një deklaratë të përbashkët i kanë bërë thirrje Presidentit Trump të kërkojë që protestuesit të largohen menjëherë.

“Ne po i bëjmë thirrje Presidentit Trump të kërkojë që të gjithë protestuesit të largohen menjëherë nga Kapitoli i SHBA.”

CNN raporton se ka shumë oficerë të plagosur në Kapitol. Ata janë transportuar për në spital.

Ushtria aktivizon Gardën Kombëtare D.C.

Ushtria aktivizoi të gjithë Gardën Kombëtare D.C., 1,100 trupa, tha një zyrtar i Ushtrisë të mërkurën.

Neë York Times raporton se guvernatori i Virxhinias dërgoi anëtarët e Gardës së Virxhinias së bashku me 200 pjesëtarë për të ndalur dhunën në kryeqytetin e vendit, përcjell Bota sot.

Image

Trupat po dërgohen për t'u vendosur në Kapitol dhe në pika të tjera përreth Uashingtonit.

Vendimi, nga Sekretari i Ushtrisë Ryan McCarthy dhe Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes Christopher Miller, vjen derisa protestuesit pro-Trump kanë mbingarkuar Policinë e Kapitolit dhe kanë nxitur një shtetrrethim nga ora 6 pasdite deri në 6 të mëngjesit në Uashington.

(21:49) -  Charles Ramsey, ish-shef policisë në DC, tha se ai beson se Donald Trump ka reaguar pas situatës së krijuar në Senatin amerikanë.

Ai ka thënë se presidenti amerikanë, Donald Trump duhet “të heshtë dhe të larohet” në mënyrë që të lejohet zbatimi i ligjit, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, ai e ka quajtur këtë situatë të krijuar si përpjekje për grusht shteti.

“Kjo është aq afër për një përpjekje për grusht shtet, të cilin nuk e ka parë ndonjëherë ky vend”, i ka thënë Ramsey CNN-it.

***

Protestuesit pro-Trump kanë pushtuar godinën e Kapitolit, duke hyrë brenda në sallën ku po zhvillohej takimi për certifikimin e fitores së Joe Biden.

Raportimet fillestare thonë se janë dëgjuar krisma. Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për të paktën një person të qëlluar me armë.

Sipas CNN, një grua është plagosur në rrethana akoma të pasqaruara.

Image

Ndërkohë janë shumë të tjerë të plagosur nga përplasja me policinë.

Përplasjet e dhunshme vazhdojnë, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Mediat kanë publikuar pamje të përplasjeve të dhunshme brenda godinës.

(21:30) - Të shtëna me armë në drejtim të protestuesve që thyen ndërtesën e Kongresit në Washington

 Mbështetësit e Presidentit Donald Trump që u mblodhën jashtë Kapitolit të SHBA-së u përleshën me oficerët e policisë dhe thyen ndërtesën, duke detyruar një bllokim me anëtarët e Kongresit brenda.

Një burim i zbatimit të ligjit tha për ABC News se protestuesit që kanë hyrë brenda u qëlluan. Është e panjohur nëse ka lëndime. Imazhet tregojnë oficerë me armë.

Image

Shërbimi Federal Mbrojtës dhe Shërbimi Sekret janë në rrugë për të ndihmuar policinë, sipas një burimi.

Përleshjet filluan ndërsa Trump dhe aleatët e tij mbajtën një tubim duke shtyrë Senatin të mos vërtetonte zgjedhjet për Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

“Kjo është çmenduri”, pamje të pazakonta nga tensionet në SHBA - gaz lotsjellës në Kongres

Ligjvënësit demokratë thanë se Policia e Capitolit i kishte udhëzuar ata që të mbuloheshin në dysheme dhe të përgatiteshin për të përdorur maska gazi pasi gazi lotësjellës ishte shpërndarë në ndërtesën e Kongresit.

"Kjo është çmenduri," shkroi Përfaqësuesi Dean Phillips, Demokrat i Minesotës, raporton New York Times, përcjell Bota sot.

Derisa protestuesit rrethuan zyrën e Dhomës së Përfaqësuesve, Steve Cohen, Demokrat i Tenesit, u bërtiti Republikanëve: "Thirrni Trump, thuaji të thërrasë rojet e tij revolucionare".

Pamjet e pazakonshme janë publikuar nga mediat amerikane, ku një protestues shihet duke u kapur nga ballkoni në dhomën e Senatit.

Image

***

(21:18) -  Sa vjen dhe po rëndohet situata në Capitol Hill, ku më mijëra manifestues pro Trump kanë pushtuat godinën e Kongresit Amerikan, aku ty ku mbahej seanca për certifikimin e Joe Biden si President I Amerikës.

Siç shikohet edhe nga fotot, forcat e sigurisë brenda Kongresit kanë nxjerrë armët, duke kërcënuar protestuesit që të mos futen në brendësi të godinës.

Momenti kur evakuohet Senati

Ky është momenti kur Senati amerikan ndërpret seancën pasi protestuesit u futën në Kapitol.

Situata mbetet kaotike.

Kongresi ishte mbledhur për të certifikuar fitoren e Joe Biden.

Por protestuesit që mbështesin presidentin Trump sulmuan godinën dhe pasi thyen kordonin e sigurisë, u futën brenda.

Pence dërgohet në strehën e sigurt, kështu reagon Trump

Një situatë e paprecedent po zhvillohet në Kongresin Amerikan.

Protestuesit kanë hyrë brenda në godinën e Kapitolit.

Zëvendëspresidenti Mike Pence u dërgua në strehën e sigurisë.

Më herët ai deklaroi se nuk e ndalon dot certifikimin e Joe Biden si president.

Kurse Donald Trump tha se Pence nuk pati kurajo të mbrojë Kushtetutën.

Ai tha se Pence duhet të mbronte vendin.

'SHBA kërkon të vërtetën,' tha Trump.

Protestuesit brenda në Kapitol, Trump bën thirrje për qetësi

Mbështetësit e presidentit Donald Trump kanë hyrë brenda Kapitolit, godinës së Kongresit Amerikan.

Seancat janë ndërprerë.

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për qetësi.

"Ju lutem mbështesni Policinë e Kapitolit dhe Zbatuesit e Ligjit. Ata janë me të vërtetë në anën e vendit tonë. Qëndron të qetë!", ka shkruar Trump në Twitter.

Ndërpritet seanca për certifikimin e Biden

Seancat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat janë pezulluar si pasojë e përshkallëzimit të përleshjeve midis protestuesve pro-presidentit amerikan, Donald Trump dhe policisë në ndërtesën e Capitolit.

Ligjvënësit në të dy Dhomat ishin mbledhur për ta konfirmuar zgjedhjen e demokratit Joe Biden për president të ardhshëm amerikan, një rezultat ky që po kundërshtohet nga protestuesit.

Si rrjedhojë, policia e Capitolit ka mbyllur gjithë ndërtesën dhe ka shoqëruar ligjvënësit në zona të sigurta.

Image

***

Ndërtesa e Kongresit amerikan u vu nën izolim për shkak se një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump hynë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, disa njerëz goditnin me grushta dyert e sallës kryesore ku zhvillohen senacat e Kongresit në përpjekje për të hyrë brenda.

Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Njoftohet gjithashtu se Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit.

Presidenti Trump, në një koment në Twitter, u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.

Më parë, gjatë një tubimi, ai u bëri thirrje atyre të marshonin drejt Kapitolit.

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit ka shpallur gjendjen e ndalim-qarkullimit duke filluar nga ora 18:00 e së mërkurës deri në orën 6 të mëngjesit.

Më herët të mërkurën, mijëra mbështetës të Presidentit Trump, duke përfshirë disa anëtarë të grupeve të dhunshme të ekstremit të djathtë, organizuan në kryeqytet demonstrata, ndërsa mbështesnin pretendimin e pabazë të presidentit se zgjedhjet u ishin vjedhur me anë të një komploti të sofistikuar.

Shumë prej tyre mbanin kapele dhe flamuj me parrullën e zotit Trump "Ta bëjmë Amerikës përsëri të Madhe”.

Presidenti foli para mijëra mbështetësve të mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë në lëndinën e quajtur Elipsi.

"Ne nuk do të dorëzohemi kurrë". "Ne kurrë nuk do të pranojmë. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk mund të pranosh humbjen kur është fjala për vjedhje," tha ai.

Duke iu referuar nënpresidentit Mike Pence që kryeson seancën në Kongres, Presidenti Trump tha:

"Shpresoj që Mike të bëjë gjënë e duhur. Kështu shpresoj. Kështu shpresoj, sepse nëse Mike Pence bën gjënë e duhur, ne do të fitojmë zgjedhjet. Kjo është gjithçka që ai duhet të bëjë… Ne duhet të mbrojmë vendin tonë, të mbështesim vendin tonë, të mbështesim kushtetutën tonë dhe ta mbrojmë kushtetutën tonë. Shtetet duan të përsëritet votimi, shtetet u vodhën. Iu dha informacion fals. Ata votuan bazuar mbi këtë dhe tani duan të përsëritet çertifikimi".

Një nga djemtë e presidentit, Donald Trump Jr., dhe avokati i tij personal, Rudy Giuliani, gjithashtu folën në tubim.

Një natë më parë disa protestues u përplasën me policinë. Policia arrestoi këtë javë drejtuesin e organizatës Djemtë Krenarë, një grup që ka mbështetur presidentin Trump. Arrestimi u bë nën akuzat për shkatërrim pasurie në lidhje me një protestë të mëparshme dhe për posedim municioni.

***

Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Capitol Hill, aty ku sot pritej që Kongresi Amerikan të certifikonte fitoren e Joe Biden. Mbështetës të Donald Trump I cili nuk pranon humbjen kanë mësyrë në ndërtesë, ndërsa oficerë të policisë kanë mbyllur dyert e ndërtesës duke lëshuar alarmin e emergjencës.

"Për shkak të një kërcënimi të brendshëm në ndërtesë, strehohuni në zyrën më të afërta dhe qëndroni të qetë."

Image

Policia e Capitol Hill po bllokon gjithashtu këdo që do të lëvizë nga ndërtesat e zyrës së Senatit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA.

Ka tunele nëntokësore që lidhin ndërtesat e zyrave me ndërtesën e Kapitolit në mënyrë që senatorët, stafi dhe gazetarët ti përdorin për të kaluar.

Mbështetësit e Trumpit futen në ndërtesën e Kongresit

Mbështetës të presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë të mërkurën në ndërtesën e Kongresit amerikan, ku po zhvillohet procesi i certifikimit të votave elektorale nga zgjedhjet e 3 nëntorit, 2020.

Pamjet televizive të disa transmetuesve amerikanë tregojnë protestues brenda dhe jashtë ndërtesës së Kongresit, si dhe arritjen e forcave shtesë të policisë.

Kongresi u mblodh sot për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

 

Procesi, që zakonisht është rutinor dhe ceremonial, duket se do të shkojë ngadalë, pasi disa republikanë të presidentit aktual, Trump, kanë vendosur ta sfidojnë konfirmimin, duke u thirrur në pretendime të pabaza për mashtrime në zgjedhje.

Kundërshtimet e para u paraqitën për rezultatet e shtetit të Arizonës, ku Biden është shpallur fitues.

Kundërshtimi ka çuar në dy orë debat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Trump është zotuar se “nuk do ta pranojë kurrë humbjen” dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të mblidhen në Uashington.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, tha Trump në tubimin e mesditës.

Image

Së paku 14 senatorë republikanë dhe rreth 140 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se do t’i sfidojnë rezultatet e disa shteteve. Por, ky vendim i ka ndarë edhe vetë republikanët.

“Votuesit, gjykatat, shtetet - të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata, ne do ta dëmtojmë republikën tonë përgjithmonë”, tha Mitch McConnell.

Nënpresidenti aktual, Mike Pence, tha se roli i tij “kryesisht ceremonial” në seancën e sotme të Kongresit, nuk e lejon atë që ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren e Bidenit.

Në një deklaratë me shkrim, Pence tha se është gjykim i tij që Kushtetuta amerikane e ndalon atë ta bëjë një gjë të tillë.

“Presidenca i përket popullit amerikan dhe vetëm atij”, tha Pence.

Kolegji Zgjedhor - sistemi i përdorur për të zgjedhur presidentin e SHBA-së - e ka konfirmuar fitoren e Bidenit në muajin dhjetor.

Ligjvënësit republikanë planifikojnë t’i kundërshtojnë votat elektorale në së paku gjashtë shtete - Arizona, Xhorxhia, Nevada, Miçigen, Pensilvani dhe Uiskonsin.

Përpjekja e republikanëve nuk ka pothuajse asnjë shans për ta parandaluar Bidenin që të marrë detyrën më 20 janar, sepse demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe mjaft republikanë e kundërshtojnë përpjekjen.

***

Ndertesa e Kongresit amerikan u vu nën izolim për shkak se një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump hynë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar dhe ligjvënësit kanë ndërprerë seancat.

Image

Ndërkaq, mijëra mbështetës të Presidentit Trump, duke përfshirë disa anëtarë të grupeve të dhunshme të ekstremit të djathtë, organizuan në kryeqytet demonstrata, ndërsa mbështesnin pretendimin e pabazë të presidentit se zgjedhjet u ishin vjedhur me anë të një komploti të sofistikuar.

Shumë prej tyre mbanin kapele dhe flamuj me parrullën e zotit Trump "Ta bëjmë Amerikës përsëri të Madhe”.

Presidenti foli para mijëra mbështetësve të mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë në lëndinën e quajtur Elipsi.

"Ne nuk do të dorëzohemi kurrë". "Ne kurrë nuk do të pranojmë. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk mund të pranosh humbjen kur është fjala për vjedhje," tha ai.

Duke iu referuar nënpresidentit Mike Pence që kryeson seancën në Kongres, Presidenti Trump tha:

"Shpresoj që Mike të bëjë gjënë e duhur. Kështu shpresoj. Kështu shpresoj, sepse nëse Mike Pence bën gjënë e duhur, ne do të fitojmë zgjedhjet. Kjo është gjithçka që ai duhet të bëjë… Ne duhet të mbrojmë vendin tonë, të mbështesim vendin tonë, të mbështesim kushtetutën tonë dhe ta mbrojmë kushtetutën tonë. Shtetet duan të përsëritet votimi, shtetet u vodhën. Iu dha informacion fals. Ata votuan bazuar mbi këtë dhe tani duan të përsëritet çertifikimi".

Një nga djemtë e presidentit, Donald Trump Jr., dhe avokati i tij personal, Rudy Giuliani, gjithashtu folën në tubim.

Një natë më parë disa protestues u përplasën me policinë. Policia arrestoi këtë javë drejtuesin e organizatës Djemtë Krenarë, një grup që ka mbështetur presidentin Trump. Arrestimi u bë nën akuzat për shkatërrim pasurie në lidhje me një protestë të mëparshme dhe për posedim municioni./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat