Dhuna në SHBA, Biden ka këtë thirrje për Trump

Amerika

Dhuna në SHBA, Biden ka këtë thirrje për Trump

Nga: A.M. Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:26
Joe Biden

Deri sa po zhvillohen protestat në Senatin amerikanë, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur një fjalim.

Biden në konferencën për media, ka thënë se Amerika është më e mirë se kjo situatë.

Si dhe ka deklaruar se Donald Trump duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të shkaktuar dhe duhet të paraqitet para qytetarëve  të bëjë thirrje për qetësi, shkruan "Bota sot".

Ndërkaq, pasi e mbaroi fjalimin e tij, ai u rikthye duke thënë se nuk është i shqetësuar për sigurinë tij.

"Unë nuk jam i shqetësuar për sigurinë time, sigurinë ose inaugurimin tim. Unë nuk jam i shqetësuar. Populli Amerikan do të duhet të ngrihet dhe të ngrihet tani. Mjaft është mjaft."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat