Një rrjedhje kimike në një park ujor në zonën e Hjustonit dhjetëra personave u shkaktoi irritime të lëkurës dhe vështirësi në frymëmarrje.
29 persona u dërguan në spitalet lokale pas incidentit dhe 39 të tjerë nuk pranuan të marrin trajtim mjekësor në spital, shkruan AP.
Në mesin e të sëmurëve ka pasur edhe fëmijë, përfshirë një 3-vjeçar që është trajtuar në spital, por gjendja shëndetësore e të cilit është stabile.
Kimikatet që shkaktuan këtë problem përmbanin tretësirë hipokloriti dhe 35 përqind acid sulfurik.
Autoritetet po hetojnë shkakun e incidentit, për të cilin ata thanë se ishte në një atraksion në park.