​Biden rezulton negativ për virusin korona

Amerika

​Biden rezulton negativ për virusin korona

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 19:34
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka rezultuar negativ në testin për Covid-19, pas disa ditësh pozitiv, tha sot mjeku i tij Kevin O'Connor.

Ai tha se Biden do të dalë nga izolimi nëse ai është përsëri negativ për Covid-19 në testin e radhës.

Biden (79) për herë të parë doli pozitiv për virusin korona më 21 korrik dhe doli nga izolimi të mërkurën javën e kaluar.

Tri ditë më vonë, të shtunën, për të qenë të saktë, Biden doli sërish pozitiv për virusin korona, të cilin O'Connor e shpjegoi si një rast të një "kthimi" të infeksionit që u regjistrua në një përqindje të vogël të pacientëve që përdorin ilaçin antiviral Paxlovid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat