Donald Trump u qëllua nga një pushkë gjysmë automatike në një tubim të shtunën, thanë tre zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit, përcjell Bota sot.
Personi që qëlloi në drejtim të ish-presidentit, që dyshohet të jetë 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, ka qëlluar me armë nga çatia e një pallati aty pranë.
Dëshmitë e gjetura në vendngjarje tregojnë se ishte një pushkë gjysmë automatike, raporton rrjeti ynë partner amerikan NBC.
Autoritetet thonë se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në Pensilvani.
Ata mbeten në gjendje kritike sot pasi u shtruan në spital mbrëmjen e djeshme.