Donald Trump akuzohet nga nipi: - Lëreni të vdesë!

Amerika

Donald Trump akuzohet nga nipi: - Lëreni të vdesë!

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 16:07
Donald Trump

I AKUZUAR: Tani kandidati republikan për president, Donald Trump, akuzohet nga vetë nipi i tij në një libër të ri.

-Kandidati republikan për president, Donald Trump, është në hall të madhë në shumë fronte. Tani, vetë nipi i tij, Fred C. Trump III, i del përpara me akuza tronditëse në një libër të ri.

 -Fred C. Trump III (61) është djali i vëllait më të madh të D. Trump, i cili vdiq që në vitin 1981. Motra e tij, Mary Trump, ka qenë një kritike e ashpër publike e Donald Trump për shumë vite…)

Tani Fred C. Trump III gjithashtu nxjerr të pa larat nga goja në librin e ri "All in the Family: The Trumps and How We Got This Way" dhe njofton se mbështet Kamala Harris në fushatën zgjedhore presidenciale.

-Gjatë një interviste për programin televiziv The View të martën, nipi i ish-presidentit ka rrëfyer historinë më tronditëse..) Ai pretendon se Donald Trump mendonte se duhet të linte djalin e tij me aftësi të kufizuara që të vdiste.

Në libër thuhet se më pas ai ka luftuar brenda familjes Trump për të krijuar një fond mjekësor për të ndihmuar djalin e tij.

- Nuk e kam të lehtë ta kujtoj edhe sot këtë moment, por po, fondi ishte i nevojshëm sepse mua dhe Marisë n’a morën trashëgiminë, shpjegon nipi i Trump dhe vazhdon:

– E thirra për t’i thënë: “Donald, fondi ka filluar të mbarojë”. Pa hezituar ai u përgjigj: “Djali yt nuk të njeh. Lëreni të vdesë dhe të shkojë në Florida”.

-Nuk mund të shpjegoj se si dikush mund ta thotë këtë për një qenie tjetër njerëzore, dhe më së paku për nipin tuaj!

Sipas Fred Trump III, Donald Trump ende nuk e ka takuar William, sipas

-Donald Trump pothuajse kurrë nuk i pranon gabimet, por në vitin 2019 ai pranoi në një intervistë me Washington Post se i vinte keq që e shtyu vëllain e tij më të madh Fred Trump junior të linte punën e tij si pilot dhe të fillonte të punonte për kompaninë familjare. Vëllai pati probleme të mëdha me alkoolin dhe vdiq në moshën 42-vjeçare nga një atak në zemër në vitin 1981.

Në një intervistë për gazetën tani, Fred Trump III e bën të qartë se ai ende beson se Donald Trump është fajtori për vdekjen tragjike të vëllait të tij.

Kur patriarku i familjes, Fred Trump Sr., vdiq në vitin 1999, Fred Trump III dhe Mary Trump iu tha se do të trashëgonin shumë më pak se sa do të kishte marrë babai i tyre po të kishte jetuar…..) Vegard Kristiansen Kvaale në SHBA 01 Gusht 2024 - 05:12, (përktheu; H.R)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat