Rrëzohet helikopteri mjekësor në Misisipi, humbin jetën tre persona

Amerika

Rrëzohet helikopteri mjekësor në Misisipi, humbin jetën tre persona

Më: 10 mars 2025 Në ora: 23:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë vdekur pasi një helikopter mjekësor u rrëzua pranë Natchez Trace në Misisipi.

Sipas Heath Hall, zëdhënës i zyrës së Sherifit të Qarkut Madison, helikopteri u rrëzua në një zonë shumë të pyllëzuar në jug të Natchez Trace Parkway dhe në veri të Pipeline.

Zyrtarët e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Misisipi thanë se dy anëtarë të ekuipazhit të punonjësve të UMMC dhe një pilot Med-Trans ishin në bordin e helikopterit AirCare, në momentin e rrëzimit.

Asnjë pacient nuk ishte në bord. E Zyrtarët e UMMC thanë se familjet tani po kontaktohen. Hall tha se autoritetet po presin mbërritjen e FAA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat