Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio është duke folur nga aeroporti Shannon, për planin e propozuar të armëpushimit 30-ditor që ai njoftoi mbrëmë.
Marco Rubio po jep disa detaje të tjera në lidhje me bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite, duke zbuluar se janë diskutuar koncesionet territoriale sipas çdo marrëveshjeje paqeje.
Ai theksoi se SHBA-ja shpreson të ketë një përgjigje pozitive për armëpushimin nga Rusia, duke shtuar se do t’i kërkonte Vladimir Putinit t’i jepte fund armiqësive “kështu që njerëzit të ndalojnë së vdekuri dhe që plumbat të pushojnë së fluturuari”.
“Nëse [Rusia] thotë jo, do të na tregojë shumë për qëllimet e tyre dhe çfarë mendësie kanë”, shtoi ai.
“Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt,” theksoi Rubio, por shtoi se Ukraina ka nevojë për një “parandalues të mjaftueshëm kundër sulmeve të ardhshme”.
Rubio thotë se nuk do ta karakterizonte një marrëveshje të propozuar minerale midis Ukrainës dhe SHBA-së, si një garanci sigurie.
SHBA do të ketë kontakte me Rusinë sot, por nuk e di ende se cili është reagimi i Moskës ndaj armëpushimit të propozuar, thotë Rubio.
Sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, sanksionet evropiane kundër Rusisë do të jenë në tryezë në çdo marrëveshje armëpushimi.