Propozimi mbi armëpushimin me Ukrainën, Grenell: Fitore e madhe e diplomaci e vërtetë

Amerika

Propozimi mbi armëpushimin me Ukrainën, Grenell: Fitore e madhe e diplomaci e vërtetë

Më: 12 mars 2025 Në ora: 22:01
Richard Grenell, Donald Trump

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për misionet, ka reaguar për hapat drejt rivendosjes së paqes së qëndrueshme në Ukrainë dhe gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA për të miratuar një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor, përcjell KosovaPress.

Madje ai këtë e ka quajtur “fitore të madhe dhe diplomaci e vërtetë”.

Grenell duke komentuar një deklaratë të sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio për propozimin mbi armëpushimin me Ukrainën, ka thënë se “…Çfarë ndryshimi bëjnë zgjedhjet”.

“Fitore e madhe. Diplomaci e vërtetë. Çfarë ndryshimi bëjnë zgjedhjet”, ka shkruar Grenell në X, transmeton KosovaPress.

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio në një deklaratë ka thënë se Ukraina demonstroi se qeveria e tyre është e gatshme të ndërmarrë hapa drejt rivendosjes së paqes së qëndrueshme dhe shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA për të miratuar një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor.

“Si rezultat, ne do të heqim menjëherë pauzën për ndarjen e inteligjencës dhe do të rifillojmë ndihmën e sigurisë për Ukrainën”, ka thënë ai.

SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.

Pas bisedimeve të suksesshme me Ukrainën për një armëpushim, një delegacion amerikan është nisur drejt Moskës, sipas presidentit amerikan Donald Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat