Pronari i kompanisë së organizinit të spektakleve muzikore në Nju Jork, me këngëtarët më të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, trevat shqiptare, “Albis Party”, Naser Nika, nga Ulqini i njohur në zonën e Tri-Shteshit, për organizmin e koncerteve të mëdha, dalluar dhe si aktivist i çështjes sonë kombëtare - thuhet se po lobon në qarqet zyrtare lokale në ishullin njujorkez ku ai banon për të ndihmuar komunitetin shqiptar në Staten Island.
Ditët e fundit simbas disa informacioneve në këtë komuniteti nga media sociale , thuhet se ai ka nisur tratativat me këshilltarin e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, avokatin David Carr , për një ide të tij që një rruge në qytetin e më shumë se 30 mijë shqiptarve Staten Island - NY ti vendosë emrin e Ismail Bej Qemalit, babai i pavarësisë shqiptare .
Po ashtu ai tha se gjatë bisedimeve me këshilltarin Carr në bashkinë e Nju Jorkut, Nika ka marrë dhe premtimin që për Shkollën e fëmijëve Shqiptarë, në Staten Island - familjet e fëmijëve shqiptar të mos paguajn më nga”xhepi” tyre, as edhe një dollarë ashtu si kan paguar deri tani por të financohen nga fondi i bashkisë për shkollat e komuniteteve të Qytetit të New Yorkut
Aktivisti dhe organizatori i suksesshëm Naser Nika simbas miqve te tij në rrjetin social Fb po tregon gjithnjë e më tepër se është një veprimtar dhe një mbështetes i shumë aktiviteteve në Diasporën Shqiptare në SHBA.
Ata thonë se “Naser Nika, e ka treguar me fjalë dhe vepra se është një atdhetar dhe mbështetës i fuqishëm i çeshtjes kombëtare. Kjo e verteton më së miri këtë ndjenjë të këtij Shqipëtari të suksesseshëm në Amerikë.”
Gjithashtu, në llogarinë e tij në fb ai spjegon se me, Albis Party, ka filluar që para dy vitesh të organizojnë koncerte në vendlindjen e tij Ulqinin, koncertet që i ka titulluar “Diaspora në Vendlindje”, ku ai thotë se për këtë vit dotë vazhdojnë përsëri të riorganizojnë koncertin, ku qëllimi i saj kësaj radhe është jo vetëm të vazhdojnë atë që ka nisur tre vjet më parë, por që ta lidhin më shumë diasporën me vend-origjinën, edhe t'ua kthejnë atë gëzimin e madh ulqinakve dhe mërgimtarve të shumtë të kthyer për pushime këtë verë mbas dy vitë e gjysmë pandemie .
Promotori i spektakleve të mëdha nga New Yorku, Naser Nika, tashmë thotë se po bën përgatitjet e tij që më 2 Gusht mbas shumë organizimesh dhe aktivitetesh të mëdha të organizuara nën siglën ALBIS PARTY në Amerikë të ri sjell në zonën e Ulqinit një mbrëmjen madhështore përkatësisht në lokalin “LAMIGA” me një titull kuptimplotë “Diaspora në Vendlindje” si edhe premton ai me do të ketë edhe pjesmarrjen e disa këngëtarëve dhe artistëve më me zë nga Shqipëria, Kosova, trevat shqiptare dhe diaspora.