New York City : Mbrëmë, anëtar të Këshillit të Bashkisë të qytetit të Nju Jorkut, organizuan një ceremoni për 110 vjetorin e Pavarërsisë së Shqipërisë për të nderuar kulturën shqiptare dhe të gjitha kontributet e shumta që shqiptarët kanë dhënë në Nju Jork.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Marjorie Velazquez, dhe këshilltarët Osvald Feliz e Av. David Carr ishin ata të cilët organizuan ceremonin e djeshme me rastin e festës së flamurit, 28 Nëntorit.
Ndërsa, u nderuan me këtë rast në bashki me nga një Proklamat tre pesonalitete të shquar të qytetit të Nju Jorkut: Imam Edin Gjonin, Dr. Bari F. Ceka dhe Harry Bajraktari, zyrtarët e bashkisë vlerësuan edhe kontributet e shumta që shqiptarët kanë dhënë në Nju Jork.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/23/auto_316544642_1146569396064669_701217655730434372_n1669183211.jpg)
Në këtë ceremoni ishin të ftuar klerik, aktivist dhe drejtues të shoqatave nga vendorigjina (Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja), si edhe disa personalitete shqiptare nga Mali i Zi, përfshirë Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, dhe kryetarin e komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/23/auto_316544491_1146569022731373_2496573664707652934_n1669183213.jpg)
Bekimin e ceremonisë së mbrëmjes së festimit të 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në Bashkin e Nju Jorkut e dha Imam Tahir Kukaj - nga qendra islamike shqiptaro amerikane në Staten Island- NY
Kurse, Grupi i vallëtarve « Barbana » nga Staten Island preformojë në ceremoninë e Festës së 110 Vjetorit të Pavarësisë së Shqiprisë.