“Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Ujëvara e Niagarës në Kanada u ndriçua kuq e zi, për të tretin vit radhazi, për nder të ditës së flamurit. Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”
ONTARIO CA : Ujëvara e Niagarës, u ndriçua mbrëmjen e 28 nëntorit për të tretin vit radhazi me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar kështu të paktën tregojë ambasada e Shqipërisë në Kanada, nëpërmjet një seti me fotografi në Twiter.
Ashtu si dhe dy vitet e kaluara Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, ka ndarë në rrjetet sociale logaria zyrtare e ambassades ne Twiter, pamjet spektakolare të Ujëvarës së Niagarës veshur kuqezi, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Duke përcjellur me këtë rast edhe një urim për mbarê shqiptarët kudo janë, Ambasadori Muça shkruan :
“Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Ujëvara e Niagarës në Kanada u ndriçua kuq e zi, për të tretin vit radhazi, për nder të ditës së flamurit. Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”.
Ky është viti i tretë që Ujëvara e Niagarës në Kanada ndriçohet kuqezi në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Nëntori është shpallur muaji i Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario me 5 Dhjetor 2016 dhe është një muaj i mbushur me aktivitete në komunitetin shqiptar në Ontario.