YORKTOWN NY: Më 15 maj, Bordi i Ligjvënësve të Qarkut Westchester zgjodhi Vedat Gashin si kryesues të ri të legjislaturës së qarkut. Gashi, i cili përfaqëson Distriktin 4, u zgjodh në këtë pozitë nga kolegët e tij ligjvënës me votën e 17 ligjëvensve, duke mos pasur asnjë abstenim ose kundër.
Kështu, që Gashi sjell një rast unik të përvojave jetësore në pozitën politike e administrative në New York. I lindur në Kosovë, në moshën 4 vjeçare, ai dhe familja e tij u larguan nga regjimi shtypës, dhe më i egri diktatorial i Serbisë, Sllobodan Millosheviqit, për t’u vendosur përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.
Që atëherë pra kur erdhi në SHBA ai ka qenë banor i kantonit verior njujorkez Westchester County, ku po shërben në poste publike për më shumë se dy dekada. Duke studiuar në shkollat e larta amerikane Gashi mori një B.A. nga Kolegji i Konektikatit, ku u ftua të shërbente në Bordin e Administratorëve si Administrues i New Alumni. Më pas, Vedat Gashi mori një diplomë tjeter atë JD nga Universiteti Seton Hall. Gjatë studimeve të tij, Vedat Gashi punojë për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor, e më pas në Gjykatën e Qarkut të Dytë të Apelit me kongresmenin Lee Hamilton në Komitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.
Gashi merr detyrën e Kryesuesit të ligjistativit të kësaj konteje Yorktown pas dorëheqjes së Catherine Borgia, e cila kishte shërbyer si Kryetare nga janari 2022 deri në fund të prillit 2023, dhe udhëheqjen e përkohshme të zëvendëskryetares Nancy Barr menjëherë pas kësaj.
Zgjedhja e tij e bën atë personin e parë me prejardhje shqiptaro-amerikane dhe njeriun e parë të besimit mysliman që bëhet Kryetar i Bordit të Ligjvënësve në historinë e tij treqindvjeçare.
Me pranimin e pozitës, Gashi falënderoi kolegët e Bordit për mbështetjen e tyre. “Jam i nderuar që jam zgjedhur për të udhëhequr këtë organ të shquar,” tha ai. “Mezi pres të punoj me kolegët e mi ligjvënës për të adresuar sfidat me të cilat përballet Qarku ynë dhe për të siguruar që Westchester të mbetet një vend i mrekullueshëm për të jetuar, punuar dhe rritur një familje.”
Vedat Gashi, në fjalimin e tij theksoi se është i pari shqiptaro-amerikan dhe ligjvënësi i parë i besimit mysliman që mban postin e kryetarit në historinë e qarkut.
Ai foli edhe për fëmijërinë e tij, duke theksuar se kurrë nuk do ta kishte menduar se do ta drejtonte një organ qeveritar.
Shqiptaro-amerikani tha se ai dhe familja e tij u larguan nga Kosova kur ishte rreth katërvjeç.
Më pas ai falënderoi SHBA-në për mikpritjen ndaj familjes së tij në vitin 1986 menjëherë pasi Presidenti Ronald Reagan dhe një Kongres Demokratik bashkëpunuan për të miratuar.
Aktin e Reformës së Emigracionit që u ofronte familjeve që ikin nga lufta, persekutimi ose dëshpërimi ekonomik një rrugë drejt shtetësisë.