Nga debati tek braktisja: Përmbledhja e 25 ditëve deri në vendimin e Biden për tërheqjen nga gara

Amerika

Nga debati tek braktisja: Përmbledhja e 25 ditëve deri në vendimin e Biden për tërheqjen nga gara

Nga: Beqir SINA Më: 22 korrik 2024 Në ora: 17:26
Presidenti Joe Biden dhe Kamala Harris

Presidenti Joe Biden i ka dhënë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje dhe ka miratuar zëvendës presidenten Kamala Harris për ta pasuar atë. Presidenti tha se do të përfundojë mandatin e tij si President dhe do t’i drejtohet kombit këtë javë.

Shtypi amerikan shkruan se mosha ishte dobësia më e madhe politike e Presidentit Joe Biden, që kur ai filloi fushatën e tij të parë kundër ish-presidentit Donald Trump, pesë vjet më parë.

Por performanca e tij jo e mirë në debatin e CNN-it, më 27 qershor tronditi shumë amerikanë në atë që ishte edhe reagimi i tyre jo shumë mbështetës ndaj presidentit që nga raundi i fundit i debateve në 2020.

Në ditët që pasuan, një numër në rritje demokratësh i bënë thirrje presidentit të largohej nga gara presidenciale e 2024-ës.

Biden u përfshi në një sërë ngjarjesh ku synonte të provonte aftësinë e tij për detyrën, por nga ana tjetër pati edhe një tjetër ngjarje që i dha Trump shumë përparësi, plagosja e tij gjatë një atentati që iu bë në Pensilvani.

Presidenti Joe Biden lëshoi ​​​​si deklaratë të dielën një letër ku ai tha se nuk do të kërkojë rizgjedhjen. Presidenti Joe Biden të dielën u tërhoq nga gara presidenciale 2024.

Vendimi erdhi pas përshkallëzimit të presionit nga aleatët demokratë të Biden për t'u larguar pas një debati katastrofik kundër ish-presidentit Trump më 27 qershor.

Këtu është një afat kohor i datave kryesore midis asaj performance dhe njoftimit të tij për t'u tërhequr:

27 QERSHOR: Biden dhe Trump debatojnë në Atlanta. Performanca e papërqendruar dhe e paqartë gjerësisht e Biden ngjalli ankth te demokratët.

28 QERSHOR: Biden pranon performancën e tij të dobët të debatit në një tubim elektoral në Karolinën e Veriut: "Unë nuk flas aq mirë sa dikur. Unë nuk debatoj aq mirë sa dikur. Por e di atë që di: e di si të them të vërtetën”.

2 KORRIK: Kongresisti Lloyd Doggett, D-Texas, bëhet demokrati i parë që kërkon që Biden të tërhiqet nga gara presidenciale 2024.

5 QERSHOR: Në intervistën në studio me George Stephanopoulos të ABC-së, Biden këmbëngul se do të qëndrojë në garë, pavarësisht pyetjeve të "rënda" për t'u tërhequr nga thirrjet brena partisë të cilat nisën të shtoheshin.

7 KORRIK: Grupit të Nadler kongresistit të Nju Jorkut iu shtuan pë pesë ditë edhe katër demokratë të tjerë të Kongresit që i bëjnë thirrje që Biden të largohet nga gara.

8 KORRIK: Biden flet në "Morning Joe" të MSNBC, duke thënë: "Unë nuk do të shkoj askund- pra nuk tërhiqem kam nisur një punë që do ta përfundojë", ndërsa udhëheqësit e lartë demokratë, progresistët dhe anëtarët e Grupit të Kongresit thonë se po qëndrojnë pas presidentit.

11 KORRIK: Biden mban një konferencë shtypi pas samitit të NATO-s, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi politikën, por edhe duke e quajtur gabimisht zëvendës presidentin Harris "Zëvendës President Trump". Biden u thotë gazetarëve: "Duhet ta përfundoj këtë punë, sepse ka shumë në rrezik, në se e lë papërfunduar."

13 KORRIK: Përpjekja për atentat ku plagos lehtë në veshin e djathtë Trump në Butler Pensilvani; ishte koha kur përpara atentatit, Biden mban disa biseda private të tensionuara me ligjvënësit demokratë, dhe dy liderit demokrat në kongres dhe senat.

15 KORRIK: Në një intervistë me Lester Holt të NBC-së, Biden zotohet se nuk do të largohet nga gara 2024: "Është në thelb një garë përmbysëse" tha ai.

17 KORRIK: Në Nevada, Biden rezulton pozitiv për Covid, shkon në shtëpinë e tij në Delaware.

18 KORRIK: NBC News raporton se Biden ndihet personalisht i lënduar dhe i tradhtuar nga mënyra sesi demokratët kryesorë disa nga figurat e larta demokrate, ose njerëzit më të besueshëm – përfshirë ish-presidentin Barack Obama – u lëkundën në fushatën e tij, dhe i kërkuan drejtpërsëdrejti tërheqjen nga gara.

21 KORRIK: Biden njofton me anë të një letre se do të largohet nga gara presidenciale 2024 dhe po në atë letër miraton VP Harris të jetë kandidati i partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat