Philadelphia/ Inaugurohet qendra e re “Shtëpia e Shqiptarit"

Amerika

Philadelphia/ Inaugurohet qendra e re “Shtëpia e Shqiptarit"

Nga: Beqir Sina Më: 16 tetor 2024 Në ora: 19:56
Philadelphia

Në Philadelphia të shtetit Pennsylvania - SHBA,u përurua të dielën (13 tetor 2024), objekti i ri i Qendrës Komunitare të shoqatës  “Bijtë e Shqipes”, shkollës “ Gjuha Jonë ” qender kjo e pagëzuar me emrin "Shtëpia e Shqiptarit".

Mes një feste madhështore është përuruar ky objekti i ri, i cili është i ndërtuar tërësisht me kontributin e komunitetit shqiptar në Filadelfia.

Qendra e re si preferojnë ta thërrasin shqiptarët e Filadelfias "Shtëpia e Shqiptarit", është një ndërtesë historike disa shekullore, ish-pronë e familjes së William Penn, që tashmë i takon dhe është pronë e komunitetit shqiptar. 

Image
Philadelphia

Ajo është  e ndërtuar me donacione tërësisht nga vetë shqiptarët që jetojnë në Philadelphia, kontribute të shqiptarve nga SHBA, por ka edhe disa kuntributor të cilët  janë edhe nga Europa(Shqipëria e Kosova), të cilët bënë  blerjen e kësaj ndërtese si dhe meremetimi i saj, të paktën kështu na thanë disa nga drejtuesit e kësaj shoqate. 

Gazetarja e këtij komuniteti Eva Dori, e cila ka ndjekur nga afër të gjitha veprimtaritë e këtij komunitetit në dekadën e fundit, prej se kur ajo erdhi nga Shqipëria, na shpjegojë se kjo qënder është multi-funksionale, dhe rinovimi i saj ka kushtuar mbi 2 milion dollar.

Image
Philadelphia

"Me asnjë shpenzim të shoqatës, tha ajo, mbasi ka qenë kontributi i madh i të gjithë atyre kontribuesve nga lista e gjatë e emrave të 57 donatorve kryesorë, ku ajo ka vendosur në krye Mexhit Koboçin N/Kryetar i Shoqatës, dhe zotin Albert Sulaj, ndërsa lista më pas vjenë emrat e të tjerve".

Po ashtu ajo tha se për rikonstruktimin e kësaj qendre u deshën rreth 6 vite pune, për ta bërë funksionale, qendër e cila kjo ; ka dhomën e pritjes, sallën e konferencave, zyrat e administratës së shoqatës dhe atë të klasave të shkollës, muzeun, biblotekën , kafetarinë, sallën e madhe të aktiviteve, ballkonin, dhe oborrin e gjelbërt për zhvillimin e aktiviteteve të vogla sportive, për këtë komunitet.

Image
Philadelphia

Shqiptarët në Filadelfia me këtë përurim, duket se kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore me hapjen e “Shtëpisë së Shqiptarit" Qendrës Komunitare dhe shkollës “ Gjuha Jonë ”. Mbasi kjo qendër e drejtuar në këtë mandat nga Dr. Dritan Matraku (kryetar), thuhet se po synon të bashkojë komunitetin shqiptar që jeton në Filadelfia, duke u ofruar atyre një hapësirë për aktivitetet kulturore dhe shoqërore .

Ceremonia e cila ishte konceptuar si një festë e madhe u zhvillua me praninë e   drejtuesve të Shoqatës "Bijtë e Shqipes" dhe pjestar të familjeve të tyre, disa përfaqësuesve dhe veprimtarve të dalluar të komunitetit shqiptar nga SHBA, zyrtarve amerikan nga shteti i Pennsylvenia  dhe autoriteteve vendore të qytetit të Filadelfias, përfshirë përfaqësuesin e zyrës së  Senatorit Bob Casey, z. Ethan Selentsky, Senatori i Shtetit të Pensilvalnisë , z. Jimmy Dillan, dhe Këshilltari i qytetit të Filadelfias z. Michael Driscoll.

Image
Philadelphia

Në këtë ditë festive dhe përuruese morën pjesë qindra shqiptar, veprimtar e personalitete, prindër, nxënës dhe mësimdhënës nga shkolla Shqipe në Filadelfia, dhe zonat për rreth saj.

Po ashtu morën pjesë edhe biznesmen, aktivist, artistë dhe lider të komunitetit të ftuar nderi që erdhën nga Toronto, Nju Jorku, Nju Xhersi, Detroiti, Florida, Kenektiket, Dallas, Uashingtoni, përfshirë përfaqësues të komunitetit shqiptar ne Greqi dhe Itali, si dhe Ansambli Folklorik "Çipini" nga Vlora.

Image
Philadelphia

Në sheshin e para ndërtesës, ku u zhvillua ceremonia e përurimit të Qendrës Komunitare të shoqatës  “Bijtë e Shqipes”, dhe shkollës “ Gjuha Jonë ”  ishin vendosur flamujt amerikan dhe shqiptar,  ndërsa në një kënd të sheshit ishte vendosur edhe një ekspozitë fotografike me aktivitetet e kësaj shoqate prej themelimit té saj.

 Poshtë banerit gjigant me logon Shoqatës e vendosur nën ballkonin e ndërtesës  ku ishte ngritur edhe skena e improvizuar në nderë të kësaj dite, në një poster të madh rrethuar si kurorë me tollombacet e kuqe zi, ishte shkruar një varg nga poezia e Naim Frashërit,  vargu kuptimplotë dhe i përshtatshm për një ditë si kjo:

Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël sa e gjerë

Sa e lehtë sa e lirë!

Sa e bukur sa e vlerë! 

 Në këtë program festiv pas çdo fjalimi kishte edhe një program të shkurtër artistik, ku grupet e fëmijëve të kësaj shkolle, dhe këngëtar të komunitetit preformuan para pjesëmarrësve. 

Image
Philadelphia

Emocionet në përurimin e qëndrës së re dhe shkollës së re u rritën me intonimin e Himnit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe interpretimin e Himnit kombëtar të Shqipërisë, i kënduar nga Ilsi Ademi 

Veprimtaria u çelë me prezantimin e gazetarit të mirënjohur nga Tirana, Defrim Methasani, i cili dhe e moderojë këtë event i plotësuar në përkthim anglisht nga sekretarja e kësaj shoqate Julida Çepeles. 

Image
Philadelphia

 Përshëndetje Miq! Mirë se keni ardhur në festën e madhe të shqiptarisë në Filadelfia!

Drejtuesi i këtij eventi tha "se sot do hyjmë në shtëpinë e madhe të shqiptarëve, në shtëpinë e së sotmes dhe së ardhmes, në shtëpinë ku do flitet gjuha e të parëve tanë , gjuha e bekuar të rilindasve, në ndërtesën ku do gjëmojë kënga dhe vallja jonë ."

Mëtej Methadani kujtojë se kishte 30 vite, punë , suksese, performancë e drejtëpërdrejtë në television! 30 vite emocione të përjetuara nga fitoret, sfidat, disfatat ngushtësisht të bashkuara me përjetimet e një audiencë e të madhe  shqiptare, por se sot tha ikona e gazetarisë shqiptare në Radio Televizionin Shqiptar, ndihem mëse i preveligjuar, i përkëdhelur dhe i përzgjedhur nga fati që të jem moderator i kësaj ceremonie madhështore.

"Fluturova në vendin e mundësive të mëdha  duke mbartur me vete bekimin dhe urimin e cdo shqiptari që jeton në trojet etnike shqiptare dhe në Diasporë, andaj ta gëzojmë shtëpinë tonë të madhe! Shtëpinë tonë të shqiptarisë , të fëmijevë dhe nipërve tanë . Gëzuar! Lulëzoftë dhe u trashëgoftë kultura dhe gjuha e bekuar shqipe!" tha ai.  

Në programin festiv ritëm, elegancë do të sillnin në hapje të këtij eventi ish-nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha  Jonë”, në madhështinë e bukurinë e valles shqiptare, të interpretuar aq bukur nga  vajzat dhe djemtë e kësaj qendre të përgatitur nga e apasionuara dhe e talentuara Znj. Sonja Ponoci.

 Nxënësit e kësaj shkolle të  lindur dhe rritur në  vendin e mundësive të  mëdha, preformuan Vallen e Tiranës e më pas Xhamadani vija-vija / është  Kosova është  Shqipëria! Rreh si zemër ciftelia/ oh sa e madhe është  Shqipëria!

 Kurse duke sjellur në skenë këngën “ Moj e bukura More”  kënduar nga dueti simpatik Arita Rukiqi dhe Ilsi Ademi drejtuesi i këtij eventi tha se ata (Arbëreshët e kohës së  Skënderbeut) nuk morën asgjë me vete, 600 vite  më  parë  . 

"Duke u larguar brigjeve tona shikonin kështjellat, shtëpitë, Arbërinë. Me vete mbartën gjuhën, flamurin , legjendat, përrallat, historitë  e prijësit të  madh dhe mallin e ikjes pa kthim për  tokën e tyre. "

Ky mall 600 vjecar, i përcjellë  dhe i tejshkuar  në  kohë  dhe gjeografikisht do të  përcillet bukur sot nga  shqipja e Kosovës, nxënësja Arita Rukiqi dhe këngëtarit te njohur  Isli Ademi, shoqëruar në  piano nga muzikanti  i  talentuar Eno Shori, tha Methasani.

Më pas në program do të  këndonte Kristina Marku këngën po bien tupanat! ndërsa vajzat dhe djemtë  shqiptarë  të  Filadelfias erdhë me ne vallen e Tropojës.      

 Duke paraqitur mysafirin special të kësaj feste drejtuesi i eventit tha se sot me ne është gjithë Shqipëria, Kosova, Çameria, Veriu dhe Jugu  e përfaqësuar nga isoja labe: 

"Unike isoja jonë ! Ngjiz bashkë malet, luginat, ujërat, gurrat, fushat, kullotat, , lumenjtë , shpirtin e dhembur, mallin , dashurinë e rizgjuar nga valët e detit." tha ai duke shtuar se bashkë me të sot nga Shqipëria jonë, vinte Asambli polifonik, “ Cipini” dhe vajza e valëve znj. Katerina Bejleri.

Në skenë edhe pse vetëm 9 vjeç do të mahniste me pjesët e tij nxënësi i kësaj shkolle ”, artisti i vogël Leonard  Hasa,i përgatitur nga gjyshi i tij, artist i çiftelisë në Shqipëri z. Rifat Hasa. 

Vallë ku janë malet e Dibrës / Bëjnë kuvend në fushë të Gjoricës

 Aktori me përmasa mbarëkombëtare Xhevat Limani interpretoi poemën e Naim Frashërit “Ti Shqipëri më jep nder” duke dhënë mesazhe të fuqishme për ruajtjen e gjuhës shqipe, këtë gjuhë të perëndisë, ndër brezat e shqiptarisë.

Kurse, aktori i mirënjohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Shaban Lajçi,  i cili u ka recituar trimave të Malesisë, të Kosovës , të gjithë Shqipërisë, në shumë aktivitete kombëtare nëpërmjet vargjeve të poetit të madh Gjergj Fishta, solli  drithërimë dhe emocion me interpretimin e tij.

Sfida, lodhje, përpjekje, punë disfatë të qindra  njerëzve të mrekullueshëm me shpirt të madh, bujar , fisnik, punëtor dhe patriot, tha moderatori u kapërcyen në drejtimin e Kryesisë së Shoqatës për realizimin e kësaj nisme të madhe, duke kërkuar edhe një duartrokitje  për te gjithë anëtarët e Kryesisë së shoqatës “ Bijtë e shqipes” që drejtuan realizimin dhe menaxhuan me shumë përgjegjesi gjithë kontributin monetar dhe fizik të  kontraktorëve dhe bizneseve shqiptare : 

Z. Dritan Matraku- kryetari i shoqatës, Nënkryetarët Znj. Rudina Bani dhe z. Mexhit Koboci, Znj. Julida Cepele sekretare e shoqatës, zotërinjtë: Llazar Vero, Haki Collaku, Tajar Domi, Bujar Gjoka, Bujar Cela,Znj. Eva Dori, Zotërinjtë: Leotrim Osmanollaj, Iliaz Shehu, Sami Zeka, Eduart Zeneli Arti Ismailanji, Eduart Papaj 

Kryetari i shoqatës, Dritan Matraku, pasi vlerësoi kontributin e palodhur të komunitetit shqiptar në Philadelphia, i cili ka ndihmuar në ngritjen e kësaj qendre për ruajtjen e identitetit kombëtar, tha se:

 "Dëshiroj ta hapi fjalën time sot me një thënie të arsimtarit, gjuhëtarit dhe studiuesit Eqerem Çabej, i cili ka thënë: “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”. Sa të vërteta tingëllojnë këto fjalë, sidomos për ne shqiptarët e diasporës! Ne e kuptojmë më mirë se çdo kush rëndësinë që gjuha jonë amtare mbart si një nga gjërat më të vyera që na lidhë me vendin që lamë pas. Mendoni për një çast tha ai ku gjithçka morët me vete kur mbërritët në tokën e premtuar: disa valixhe me sende të përdorimit të përditshëm që vanë e shkuan; ndoshta pak para që i harxhuat shpejt; mallin për njerëzit dhe tokën që latë pas; dhe gjuhën e nënës, të vetmen pasuri pa shterrim që do të mund t’ua trashëgoni fëmijëve tuaj dhe brezave të ardhshëm. Le ta ruajmë dhe ta kultivojmë këtë pasuri të vyer si dritën e syrit. Ky është dhe ka qenë pjesë e misionit të shoqatës sonë që prej krijimit të saj, 22 vite më parë."

Më tej ai tha se "Jemi mbledhur të gjithë bashkë të festojmë përurimin e kësaj ndërtese që tashmë në një simbolizëm të veçantë ka marrë emrin “SHTEPIA E SHQIPTARIT”. Përveçse një qendër për komunitetin tonë, kjo ndërtesë do të shërbejë edhe si një vatër për shkollën shqipe “Gjuha Jonë ”. Më shumë se 80 nxënës të regjistruar këtë vit do të kenë privilegjin të jenë për herë të parë në bankat e kësaj shkolle çdo të diel për disa orë e të mësojnë për traditat dhe gjuhën tonë amtare. Çdo vit e më shumë, të tjerë fëmijë do të mbushin oborrin dhe klasat e kësaj ndërtese duke përmbushur një amanet shumë vjeçar, amanetin e brezave të shkuar; porosinë e nënave; vullnetin suprem që zbret nga shekujt dhe na thërret ta ruajmë gjuhën si gjënë më të shtrenjtë dhe t’ua përcjellim atë brezave të rinj. Vëllezër dhe motra, për ne si emigrantë ky është akti më sublim i patriotizmit dhe atdhedashurisë! Ndaj dhe kjo ndërtesë është kaq me vlerë për të gjithë ne. Të gjithë duhet të jemi krenarë për ketë ndërtesë të dijes dhe atdhetarisë. Shtëpia e shqiptarit përherë ka qenë dhe do të jetë simboli i mikpritjes dhe bujarisë —bukë, kripë, dhe zemër — ndaj dhe titulli “SHTËPIA E SHQIPTARIT” i shkon shumë për shtat kësaj ndërtese."

Kreu i kësaj shoqate tha se dera e kësaj shtëpie do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë shqiptarët pa dallim, për miqtë dhe dashamirësit e shqiptarisë: "Fryma e vëllazërisë dhe e bashkimit do të mbushë përherë dhomat e kësaj ndërtese modeste por me një zemër të madhe ashtu si zemra e shiptarit që ndër shekuj ka strehuar besën, bujarinë dhe burrërinë e pashoq."

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! Zoti e bekoftë Amerikën, atdheun tonë të dytë! GOD BLESS USA, OUR HOMELAND

Duke ftuar në podium zyrtarë e lartë amerikan, drejtuesi tha se Amerika nuk mund ta cilësohet vetëm si një  hapsirë  të  madhe gjeografike, por si hapsirë  e madhe e shpirtit ku pranon me karakteristikat vetjake gjithë  komunitetet, kulturat, besimet, individët.

Andaj ai ftojë të përshëndesin përfaqësuesin e Senatit te SHBA, zyrës së  Senatorit Bob Casey, z. Ethan Selentksy, përfaqësuesin e shtetit të Pensylvanisë,  Senatorin z. Jimmy Dillan, mikun e shqiptarëve të Filadelfias, Këshilltarin e qytetit z. Michael Driscoll, personaliteti që ndihmoi në miratimin rezolutës që rruga Willits Road të marrë emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ambasadori i Shqipërisë në Uashington Ervin Bushati në fjalën e tij vlerësoi punën komunitare dhe atdhetare të shqiptarëve të Philadelphias.

 Ndërsa, përfaqësuesi i nismëtarëve të shoqatës “Bijtë e Shqipes” z. Llazar Vero në fjalën e tij tregoi me detaje rrugëtimin historik të shoqatës “Bijtë e Shqipes” në 22 vite histori, kurse  z. Tajar Domi ish-kryetar shoqatës “Bijtë e Shqipes” shpjego për të pranishit funksionin që do të kryejë shtëpia e shqiptarëve si qendër kulturore e multidimensionale në shërbim të komunitetit shqiptar në Philadelphia.

 Dr.Pashko Camaj, Sekretari i Federatës “Vatra” vlerësoi punën patriotike të shoqatës “Bijtë e Shqipes” e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” për ruajtjen e gjuhës e identitetit kombëtar duke e lidhur ngushtë këtë veprimtari me misionin e Vatrës që prej themelimit e deri në ditët e sotme. (Dr. Camaj përshëndeti në emër të kryetarit Dr. Elmi Berisha, Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve).

Mjaft e veçantë në këtë ceremoni patriotike ishte përshëndetja e drejtorit artistik të Qendrës “Margarita Xhepa” në Asti të Italisë z. Hasan Bulçari dhe e drejtorit të shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Patra të Greqisë z. Iliaz Bobaj, lexuar nga mësuesja Kristiana Veliu. Shkolla këto model atdhetarie e patriotizmi në Greqi dhe Itali e të binjakëzuara me shkollën shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia.

Fjalë përshëndetëse dhe mjaft emocionuese mbajtën Dr. Bexhet Hasani e znj.Iliriana Sulkuqi si përfaqësues të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Dr. Skender Kodra nga Akademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencës dhe Arteve dhe z. Iliaz Shehu, anëtar i Kryesisë së Shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

"Biznesmenët , kontraktorët  dhe ne shqiptarët dimë të krijojmë miqësi me gjithë komunitetin ku jetojmë" tha drejtuesi i këtij eventi ndërsa prezantojë një mik të mirë që duket në vështirësi, tha ai për përfaqësuesin e firmës Mossi Construction z. Antonio Dinardo që me mjetet dhe të punësuarit e vetë mundësoi shtrimin e parkimit në ndërtesën e re. 

 Ceremonia festive u përmbyll prej nënkryetarit Mexhit Koboçi e Rudina Bani me dhënien e certifikatave të vlerësimit e mirënjohjes “Kontribute Atdhetarizmi” për bizneset që kontribuan në ndërtimin e qendrës komunitare“Bijtë e Shqipes” e shkolles shqipe “Gjuha Jonë”. 

Leo Osmanalloj, Blerim Cela dhe Fatjon Koboci, Iliaz Shehu bejnë mbledhjen simbolike të pemës.

Prerja e shiritit të inaugurimit të “Shtëpisë së Shqiptarit” prej drejtuesve të shoqatës e nxënësve të shkollës si dëshmi e vazhdimësisë, mirënjohjes e krenarisë kombëtare në mërgatën e Amerikës, u bë nga z. Dritan Matraku, kryetari i shoqatës, Mexhit Koboci , nënkryetar i shoqatës dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj në ndërtimin e kësaj godine, Bujar Gjoka- ish kryetar i shoqatës dhe Dea Ismailanji- .

Pas prerjes së shiritit të përurimit të kësaj qendre kreu i kësaj shoqate Dr Matraku,përfaqësues të komunitetit , veprimtar, artistë dhe personalitete të tjerë, kan vizituar mjediset e brendshme të Qendrës Komunitare të shoqatës  “Bijtë e Shqipes”, dhe shkollës “ Gjuha Jonë ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat