Në Çikago do të nderohet krijimtaria letrare e shkrimtarit Visar Zhiti

Amerika

Në Çikago do të nderohet krijimtaria letrare e shkrimtarit Visar Zhiti

Nga: Skënder KARAÇICA Më: 23 janar 2025 Në ora: 16:39
Visar Zhiti

Në Çikago,në organizim të organizatës,,Car for Albania,,dhe të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan(KSHA)në manifestimin kulturor,,Dita e Lirisë,,do të nderojnë jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit me shpirtin e dritës së lirisë, të demokracisë,të njeriut  shqiptar,i burgosuri politik Visar Zhiti.Për këtë manifestim kulturor në KSHA në Çikago thuhet se do të flitet për burgjet komuniste në Shqipëri dhe kalvari i botës intelektuale të kohës, nën prangat e regjimit komunist,që ngulfatnin frymën e njeriut shqiptar e ndalonin, e anatemonin artin e letërsisë me shkrimtarët,përmes ,,verdiktit ligjor,,(sic!)të mbyllur brenda grillave të burgjeve.

Krijimtaria letrare dhe kronikat e jetës së shkrimtarit Visar Zhiti,tashmë kanë kaluar detin (term i De Radës) dhe janë bër pronë e lexuesve në Amerikë.Shkrimtari tashti merr frymë me mërgimtarët e të gjitha trojeve etnike, që fati dhe padrejtësitë historike(Kosova dhe hapësira etnike në RVM-së, në Mal të Zi, Preshevë, Bujanofc e Medevegjë i sjelli kendej Atlantikut në Amerikë.

Manifestimi kulturor ,,Dita e Lirisë,,i pari i këtij lloji i organizuar për shkrimtarin desident me frymëne tij të rinisë në burgjet komuniste,Visar Zhiti,do  të kulmojë me rastin e nënshkrimit të Proklamatës  të nënshkruar nga Kryebashkiaku në Çikago, J.B.Pritzke, thuhet  ndër të tjera në kumtesën e KSHA-së.

Manifestimi kulturor do të mbahet më 28 janar 2025 në Madison St.në Çikago, duke filluar në orën  6:00 të mbrëmjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat