Grenell u takua me Maduro të premten për të kërkuar që ai të pranojë kriminelët e dëbuar dhe të lirojë pengjet amerikane të mbajtura në Venezuelë
Pas një takimi me presidentin e Venezuelës Nicolás Maduro në Karakas për të diskutuar, pjesërisht, lirimin e amerikanëve që po mbahen në vend, Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale njoftoi të premten në mbrëmje se ai po kthehej në SHBA me gjashtë prej tyre, tashmë té liruar.
Grenell shkroi në platformën X se : "Ata sapo folën me Donald Trumpin dhe nuk mund të ndalonin së falënderuari”, tha Grenell në postimin e tij pa identifikuar gjashtë amerikanët e liruar, katër prej të cilëve ishin të veshur me veshjet e burgut të Venezuelës në blu të çelët.
Media amerikane tha se është raportuar se të paktën nëntë amerikanë janë mbajtur nga Venezuela, ku zyrtarët e Maduros kanë akuzuar shumicën e tyre për përfshirje në terrorizëm ose si "mercenarë".
Në një telefonatë më herët të premten me gazetarët, Mauricio Claver-Carone, i dërguari special i SHBA-së për Amerikën Latine, tha se "pengjët amerikanë duhet të lirohen menjëherë, pa mëdyshje".
Por ai shtoi se "kjo nuk është një "kuid pro quo". Nuk është një negociatë në këmbim të asgjëje. Vetë Trumpi e ka bërë shumë të qartë" tha Claver-Carone.
Në ndërkohë ka qenë qeveria e Venezuelës e cila tha në një deklaratë se takimi midis Maduro dhe Grenellit në pallatin presidencial "u zhvillua me respekt të ndërsjellë dhe u diskutuan çështje të ndryshme me interes për të dy vendet", duke përfshirë migrimin, sanksionet dhe amerikanët e arrestuar, siç raportoi Reuters.
Më pak se një muaj më parë, Maduro u betua për një mandat të tretë gjashtëvjeçar si president i Venezuelës. Megjithatë, qeveria e SHBA nuk e njeh atë si kreun legjitim të shtetit dhe në vend të kësaj beson se Edmundo González, kandidati i koalicionit opozitar, fitoi zgjedhjet e fundit me më shumë se një diferencë dy-me-një.
Presidenti Donald J. Trump shkroi në platformën realDonaldTrump, se :
"Sapo u informuam se po sjellim gjashtë pengje në shtëpi nga Venezuela. Faleminderit Ric Grenell dhe gjithë stafit tim. E madhe kjo!"
Në Zyrën Ovale të premten, Trump tha se ai është "një kundërshtar shumë i madh i Venezuelës dhe Maduros".
Vizita disa-orëshe e Grenell-it të premten në Venezuelë synonte gjithashtu të detyronte Maduro-n të pranonte kthimin e rreth 400 anëtarëve të bandës Venezueliane "Tren de Aragua" për të cilën prokurori i përgjithshëm i vendit, Tarek Saab, ka thënë se u shpërbë në vitin 2023.
Dëbimet duhet të ndodhin "pa kushte" dhe ishin "të panegociueshme", tha Claver-Carone , i dërguari special i SHBA-së për Amerikën Latine.