17-vjetori i Pavarësisë u mbajt në një atmosferë festive për të nderuar këtë ngjarje historike, dhe për të festuar arritjet e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë.
Në eventin festiv të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, morën pjesë rreth 200 mysafirë; nga të cilët 50 ishin ambasador dhe diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, (përfshirë edhe disa shtete jo-njohëse), zyrtarë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Në këtë pritje ishin dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, afaristë e filantrop, artistë, studentë, gazetar, përfaqësues të diasporës sonë, dhe asaj të zonës për rreth, miq të Kosovës në Nju Jork .
Në cilësinë e mikëpritësit Ambasador Blerim Reka, shefi i misionit të Kosovës në Nju Jork, pasi falimenderojë pjesëmarrësit foli per rrëfimin e sukseshëm të shtet-ndërtimit demokratik të Kosovës, pas luftës çlirimtare kundër kolonijalizmit, aparthejdit dhe gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve: "Lavdi UÇK-së dhe Kryekomandantit Adem Jasharit, falënderim i përjetshëm SHBA-ve dhe NATO-s," tha Ambasador Reka.
Në emër të SHBA-ës, një fjalim rasti mbajti dhe Ambasador John Kelly, nga Misioni i Përherëshëm i SHBA në Nju Jork, i cili pos të tjerave në fjalën e tij theksoi edhe lidhjet e forta midis SHBA dhe Kosovës.
Kelly në fjalën e tij, tha se është nder të festojmë bashkë ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Në emër të popullit të SHBA-ve ju lutem pranoni urimet më të ngrohta për ditën e Pavarësisë. Lidhjet midis popujve tanë janë të forta. Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, tha ai është momenti për të nderuar të arriturat e kaluara dhe për të shikuar drejt të ardhmes së ndritshme dhe lidhjet më të ngushta midis shteteve tona”.
Diplomati amerikan u shpreh se rrugëtimi i Kosovës si shtet sovran ka shënuar qëndrueshmërinë dhe ka treguar vendosmërinë tonë se lidhjet mes dy popujve tanë janë të forta.
"Ne mezi presim t'i zgjerojmë këto lidhje, tha Kelly, duke përfshirë mundësitë e shtuara të investimeve për të sjellë prosperitet më të madh për të dy kombet tona. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Kosovën pasi lidhja jonë forcon institucionet demokratike dhe promovon rritjen ekonomike në një mjedis të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi."
Për këtë përfaqësuesi i SHBA, në OKB, tha se : "Shtetet e Bashkuara mezi presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me Kosovën në vitet e ardhshme, pasi ne punojmë me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të begatë dhe më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej me komunitetin euroatlantik."
Po ashtu Kelly pohojë se Kosova është vlerësuar shumë për mbështetjen e palëkundur të saj për Ukrainën kundrej shtypjes ruse
"Përvjetori i pavarësisë së Kosovës është një kohë për të nderuar arritjet tona, si dhe për të parë përpara në një të ardhme më të ndritshme me lidhje më të thella mes dy vendeve tona, SHBA dhe Kosovës"
Urime Kosovë nga Nju Jorku! tha Ambasador John Kelly, nga Misioni i Përherëshëm i SHBA në Nju Jork.
Këtë ceremoni festive e bëri edhe më të veçantë performanca e tre artisteve të mirënjohur të komunitetit, Nora, dhe Arbërie Hetemin me Ernest Muhaxherin kitarist, duke sjell këngë më të dashura me motive patriotike dhe me një repertor serenatash të vjetra shqiptare nga Jugu i Shqipërisë deri në Kosovë.