Elaine Thompson–Herah vazhdon të dominojë garën e 100 metrave dhe sprinterja e famshme xhamajkane la shenjën e saj edhe në kryeqytetin francez.
Pas tre medaljeve të arta në Lojërat e 32 Olimpike, në 100, 200 dhe garën e stafetës 4×100 metra 29-vjecarja nga Karaibet vijon të bëjë përpara plot besim, duke mposhtur sërish që të gjitha rivalet që I dalin përpara.
Në garën e 12 sezonale, të edicionit të 12 të Diamond League-s në Paris Thompson e ndali kronometrin në kohën 10”72, duke thyer rekordin e mitingut të përvitshëm francez.
Në këtë mënyrë Elaine Thompson–Herah ia del për të triumfuar në kompeticionin e sivjetshëm të Diamond League-s si në Eugene në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në kryeqytetin e Francës Paris.