Një javë më parë Luiza Gega bëri debutimin e saj për vitin 2022, teksa u klasifikua në vendin e dytë në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour”.
Gega e ndali kronometrin në kohën 8 minuta e 47 sekonda e 53 të qindtat, rezultat që është brenda normës kualifikuese për në Botërorin e Sallave të Mbyllura që do të mbahet në muajin mars në Beograd.
Norma kualifikuese e Botërorit është 8:49.00.
Me rezultatin e arritur në Angli, Gega deri më tani është e vetmja përfaqësuese nga atletika shqiptare që siguron normën me prezencën në Kampionatin Botëror.