Vashat e reja të klubit të atletikës Llapi të Podujevës, sot triumfuan në Kupën e Kosovës për juniore.
Atletet e këtij ekipit u treguan më të mira se ekipet tjera dhe arritën të fitojnë trofeun e çmueshëm.
Kupa u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, një kohë të përshtatshme.

Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, ia dorëzoi Kupën vashave llapjane.
“Me datat 27, 28 dhe 29 maj, në Malishevë u mbajt gara Kupa e Kosovës për Junior-e.
Vajzat e klubit llapjan fituan bindshëm vendin e parë.
Kryesia e klubit falënderon trajnerët dhe të gjithë atletët që kontribuan në këtë fitore dhe ju dëshiron suksese edhe në garat e ardhshme”, njofton KA Llapi.