Ish selektori i kombëtares së Kosovës në atletikë, ZIjadin Kryeziu, trajneri i KA Rogana, kritikon që përfaqësuesit olimpik të Kosovës nuk morën pjesë në mbledhjen teknike të Lojërave Mesdhetare.
“Deri sa po mbahet mbledhja teknike e Atletikës në lojërat Mediterane në Oran të Algjerisë, asnjë përfaqësues i ekipit olimpik nuk është prezent, nuk keni faj se mbledhja teknike nuk është e rëndësishme për ju edhe pse aty duhet të bëhen konfirmimet finale e diskutohen gjëra të rëndësishme për eventin në fjalë.
Me rëndësi është me qenë pjesë e ekipit tjerat janë të dorës së dytë, a ka Dema kali ka sa kg i bartë s’ka rëndësi me rëndësi Dema ka kali”, ka shkruar Kryeziu.
Kosova përfaqësohet me katër atletë në Lojërat Mesdhetare.