Atleti Musa Hajdari së bashku me Astrit Kryeziun sot garuan në Maratonë ndërkombëtare të Tiranës.
Hajdari zuri vendin e dytë dhe Kryeziu të tretin në 10 kilometra.
Një garë e fortë por erdhën në shprehje përgatitjet e Hajdarit, i cili arriti me kohë të kaluar për 32 minuta e 13 sekonda.
“Të them të drejtën nuk ka qenë e lehtë pas një viti më shumë vështirësi, për shkak të lëndimeve që kisha, por fal Zotit i kam tejkaluar.
Hajdair - i dyti
Ka qenë terren jo i lehtë pasi ka pas shumë ulje - ngritje, me një fjalë nuk ka pas terren për vrapim stabil që e ka vështirësi tejmase futjen me një rezultat edhe më të mirë se sa që isha.
Realisht nga ky sezon e tutje kemi vendos të futemi në vrapime më të gjata 3000 metra e më gjatë”, thotë Hajdari për gazetën kombëtare ”Bota sot”.