Atletja skoceze e garës së ultra-maratonës (50 milje), Joasia Zakrzewski, është përjashtuar për 12 muaj nga Federata Britanike e Atletikës. Pas hetimeve të kryera është zbuluar se atletja 47-vjeçare ka përdorur makinë gjatë një gare.
Zakrzewski mori medaljen e bronztë në garën e 50 miljeve zhvilluar këtë vit në Liverpool, por gjatë garës ka mashtruar. Informacioni i gjurmimit tregoi se ajo udhëtoi me makinë për rreth 3 kilometra përpara se të vazhdonte sërish garën.
Atletja, që në profesion është mjeke, nuk ka pranuar të kthejë pas medaljen e trofeun e garës.
Gjithsesi, ajo pranoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ka përfunduar garën në mënyrë jo konkurruese, duke mashtruar.
Në karrierën e saj, ajo ka marrë pjesë në mjaft gara, madje edhe duke arritur të marrë medalje.
Ajo gjithashtu përfaqësoi ekipin e Skocisë në maratonë në Lojërat e Komonuelthit, në Glasgoë 2014. Në karrierë, ajo ka vendosur një sërë rekordesh duke përfshirë rekordin skocez 24-orësh, atë britanik 200k dhe rekordin skocez 100 milje.