Prodhuesi bavarez ekspozoi një version special të Serisë 7 me një trup dyngjyrësh në Motor Show Shanghai.
Në shikim të parë, kjo BMW të kujton Mercedes-Maybach S-Class, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjedhjen e nuancave për trupin me dy ngjyra.
Fotoja e brendshme zbulon se është një variant jashtëzakonisht luksoz i Serisë 7.
Si mund të mos ishte, kur bazohet në modelin BMW M760Li xDrive me një bosht të zgjatur dhe një motor të fuqishëm.
Nën kapak është një motor 6.0-litër V12 me 600 kuaj fuqi dhe 850 Nm.
Kjo BMW do të jetë privilegji i të paktëve, duke qenë se është planifikuar prodhimi i vetëm 25 njësive, të cilat do t’u ofrohen ekskluzivisht klientëve në Kinë.
Informacioni në lidhje me datën e fillimit të shitjes dhe çmimin e makinës është sekret, tani për tani.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/23/auto_204997873160815a2d1e2d8060086711_v4_big1619159222.jpg)