Kjo është pika kritike e veturave elektrike

Auto

Kjo është pika kritike e veturave elektrike

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 07:06
William Lee

Zhvillimi në industrinë e automjeteve elektrike është aq i shpejtë sa veturat bëhen të vjetruara brenda disa muajsh.

Drejtori dhe pronari i prodhuesit të automobilave elektrike Nio, William Lee, paralajmëron se industria po ecën shumë shpejt, me disa modele që rinovohen seriozisht dy herë në vetëm gjashtë muaj.

“Nëse sistemet e vjetra nuk mund të përditësohen, do të dëmtojë shumë përdoruesit e vjetër”, thotë William Lee.

Kohët e fundit, Zeekr u kritikua ashpër nga pronarët e veturave pasi prodhuesi sokku një version të përditësuar të automjetit 001 vetëm gjashtë muaj pas ndryshimit të fundit të modelit. Modeli i ri erdhi me kompjuterë të përmirësuar ndjeshëm dhe sisteme të ndihmës së shoferit.

Zhvillimi është aq i shpejtë sa që një model i ri shpesh është i vjetëruar pas vetëm një viti. Ka disa probleme, fillimisht shpenzimi p.sh. 50 mijë euro për një automjet që shpejt do të bëhet anakronik dhe më pas humbja e një shume të madhe parash kur e shet si automjet të përdorur.

William Lee paralajmëron se industria e automobilave rrezikon të humbasë besimin e klientit nëse shet produkte që janë teknologjikisht të vjetruara pas vetëm disa muajsh.

“Në epokën e veturave inteligjente, ndryshimi i shpejtë i konfigurimit të automjeteve është një problem i madh me të cilin po përballet industria. Prodhuesit duhet të marrin parasysh me kujdes interesat e klientëve të vjetër kur prezantojnë produkte të reja”, tha themeluesi i Nio.

William Lee beson se prodhuesit e automobilave duhet të investojnë më shumë në zhvillimin e softuerit dhe të lejojnë përditësime për klientët e vjetër. Ky është modeli që Tesla përdor prej vitesh, kur edhe modelet më të vjetra marrin përditësime softuerike, deri në një kufi të caktuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat