Një shkencëtar i lartë bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh-Mahavadi, u vra të Premten jashtë kryeqytetit Teheran.
Lajmin e raportuan mediat shtetërore iraniane IRIB dhe agjensitë gjysmë-zyrtare të lajmeve Tasnim.
Organizata Atomike e Iranit e mohoi lajmin më parë.
Por, media shtetërore dhe agjencitë gjysmë-zyrtare të lajmeve thanë se Fakhrizadeh-Mahavadi u vra, raporton CNN.