Të paktën 14 protestues janë vrarë nga përleshjet që kanë ndodhur në protestën që u mbajt në qytetin Yangon të Myanmarit.
Kjo erdhi teksa politikanët bëjnë thirrje të ketë revulucion pasi shteti është kapur nga ushtria.
Forcat e sigurisë kishin hapur zjarr drejt qytetarëve të cilët kishin shkopinj dhe thika. Protestuesit atje kanë thënë se Kina është duke mbështetur ushtrinë Burmese.
Myanmar është nën protesta që nga 1 shkurti i këtij viti, kjo pasi ushtria e mori drejtimin e shtetit dhe e largoi nga detyra Qeverinë që ishte, shkruan BBC.