Organizatorët e Olimpiadës së Tokios të shtunën raportuan rastin e parë të COVID-19 në fshatin olimpik, së bashku me 14 raste të tjera të reja lidhur me Lojërat Olimpike të cilat fillojnë javën e ardhshme, duke ngritur dyshime të reja mbi premtimet për një ngjarje “të sigurt”.
Rastet e fundit janë një goditje për organizatorët lokalë dhe Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, të cilët kanë insistuar se Lojërat nuk do të bëhen një ngjarje super-përhapëse.
Organizatorët e Tokios konfirmuan se një vizitor nga jashtë që punonte për Olimpiadën ishte testuar pozitivisht në një kontroll rutinë të premten. Kombësia e personit nuk u zbulua për shkak të shqetësimeve të privatësisë.
Rastet e tjera përfshinin dy anëtarë të medias, shtatë kontraktorë dhe pesë personel të Lojërave.
Rasti në fshatin olimpik, një vend prej 44 hektarësh i ndërtuar në bregdetin e Tokios, është veçanërisht shqetësues pasi shumica e 11 mijë garuesve do të qëndrojnë atje, raporton Reuters.
Presidenti i KNO Thomas Bach, duke u ballafaquar me një kundërshtim të paparë ndaj një Olimpiada, pranoi shqetësimet në publikun japonez por i nxiti ata të mirëpresin atletët.