11 punëtorë u vranë në një sulm militant në Pakistanin Veriperëndimor, tha të dielën kryeministri në detyrë Anwaar-ul-Haq Kakar në një postim në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.
Zyrtarët e sigurisë dhe policisë në provincën veriore Khyber Pakhtunkwa thanë se një pajisje e dyshuar shpërthyese e improvizuar shpërtheu, duke e goditur një kamion që transportonte punëtorët në një projekt ndërtimi në Waziristan, afër kufirit afgan.
“Ata po punonin në një postbllok ushtrie që është në ndërtim e sipër… një mjet shpërtheu nën një automjet që mbante punëtorët,” tha zëvendëskomisioneri i Vaziristanit të Veriut, Rehan Khattak.
Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimin, raporton Reuters.