Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak e ka përshkruar situatën në Izrael si "të rrezikshme dhe të shpejtë", duke thënë se askush "nuk dëshiron të shohë ndonjë përshkallëzim rajonal".
Sunak u thotë gazetarëve se është "i pa ekuivok" se Hamasi dhe mbështetësit e tij janë "plotësisht përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm terrori, për vrasjen e civilëve dhe rrëmbimin e njerëzve të pafajshëm, përfshirë fëmijët".
Ai thotë se i tha homologut izraelit Benjamin Netanyahu se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të bënte "çdo gjë që mundemi për të ndihmuar" dhe se vendi "qëndron i palëkundur me Izraelin, duke përfshirë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Kryeministri shton se Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar është në kontakt të ngushtë me homologun e saj izraelit për statusin e shtetasve britanikë atje.
Ushtria izraelite thotë se do të ketë përgjigje shumë, shumë të ashpër
Nga: M.H.
Në përditësimin e fundit në mediat sociale, IDF ka thënë se Izraeli "do të bëjë gjithçka që është e nevojshme" për t'iu përgjigjur sulmeve të Hamasit.
Nënkoloneli Richard Hecht, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se pala e tij "do t'i përgjigjet shumë, shumë ashpër kësaj".
Ai e përshkroi atë si 11 shtatorin e Izraelit dhe pretendoi se Hamasi dëshiron "asgjësimin" e shtetit izraelit, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Ai akuzoi militantët e Hamasit se synonin civilët, duke përfshirë gjyshet, fëmijët dhe foshnjat.
Biden flet me Netanyahun
Nga: M.H.
Joe Biden ka folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ka theksuar mbështetjen e tij të plotë, tha kryeministri izraelit.
Më herët sot, zoti Netanyahu tha se foli me liderët e Gjermanisë, Ukrainës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Të gjithë ata shprehën mbështetje për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, tha ai.
Ndërkohë, ministri i jashtëm turk Hakan Fidan diskutoi konfliktin me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, sipas një burimi turk në ministri.
IDF jep një përditësim të shkurtër
Nga: M.H.
Forcat e Mbrojtjes izraelite sapo kanë dhënë një konferencë të shkurtër për shtyp me zëdhënësin Daniel Hagari.
"Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur njerëzit tanë dhe për të rivendosur sigurinë," thotë ai, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
“Po shikojmë edhe veriun me gatishmëri të plotë”.
Hagari shton se IDF beson se militantët e Hamasit fshihen mes civilëve të Gazës në shkolla dhe spitale.
Konferenca për media përfundoi papritur me Hagarin duke thënë se ata "që na sulmojnë do të përballen me një sulm vendimtar".
Izraeli shpall gjendje lufte
Kabineti i sigurisë së Izraelit ka shpallur zyrtarisht gjendje të luftës, njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Kjo i lejon atyre të ndërrmarin veprime që sipas tyre janë “aktivitete të rëndësishme ushtarake”.
Sipas kryeministrit kjo luftë është imponuar nga sulmi që erdhi nga Rripi i Gazës, raporton Al Jazeera.
Vazhdojnë sulmet ajrore izraelite në Gaza
Ne kemi raportuar gjatë gjithë ditës për sulmet hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës dhe ato nuk tregojnë asnjë shenjë përfundimi, përcjell Bota sot.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sapo kanë postuar në Twitter: “Aeroplanët luftarakë të IDF-së sapo goditën objektivat terroriste të Hamasit në Gaza që u përdorën për të sulmuar Izraelin.
"Ne do të vazhdojmë të mbrojmë civilët izraelitë."
Autoritetet shëndetësore në Gaza thonë se 313 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore, me gati 2,000 të plagosur.
Hezbollahu paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Lufta mund të përhapet
Hashem Safi al-Din, kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, gjatë një konference për shtyp, dërgoi një mesazh për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se luftimet mund të përhapen.
“I gjithë kombi islamik do t’i bashkohet “stuhisë” nëse ata vazhdojnë në çmendurinë e tyre”, tha kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut.
Sot në mëngjes, Hezbollahu lëshoi predha mortajash në vendet ushtarake izraelite në kufirin me Libanin, duke pretenduar se qëndron në solidaritet me rezistencën palestineze.
Qindra të vrarë nga të dyja anët
Që nga fillimi i sulmeve ndaj Izraelit nga Gaza të shtunën, më shumë se 500 izraelitë janë vrarë, raportojnë mediat lokale - një total që është rritur në mënyrë të vazhdueshme në 24 orët e fundit.
Në Rripin e Gazës, Ministria e Shëndetësisë tha se 313 njerëz ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite, me gati 2,000 të plagosur.
Forcat izraelite shkëmbejnë zjarr në rrugën pranë kufirit të Gazës
Pamjet e shkurtra të verifikuara nga BBC News tregojnë një përleshje me armë që përfshin forcat izraelite në autostradën Route 4 midis Ashdod dhe kufirit të Gazës, përcjell Bota sot.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më herët të dielën.
Ushtria izraelite thotë se ka goditur tre qendra komanduese në Gaza
Ushtria izraelite thotë se avionët e saj luftarakë goditën tre qendra komanduese të grupeve të armatosura në Rripin e Gazës.
Ushtria tha në X se selia i përkiste grupeve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik.