Ushtria izraelite thotë se ka vrarë "një numër terroristësh" pasi ata u përpoqën të kalonin nga Libani në territorin izraelit, përcjell Bota sot.
Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), "celula terroriste" u identifikua pak më parë.
Forca Ajrore izraelite e kreu sulmin duke përdorur një mjet ajror pa pilot, shton ai. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme për numrin e të vrarëve dhe as grupin ku ata i përkisnin.
BBC nuk e ka verifikuar pretendimin.