Në Hamas po vazhdojnë akoma sulmet.
Mohammed Shtayyeh shpërtheu në lot gjatë një takimi të kabinetit ndërsa tregoi historinë e një nëne, fëmijët e së cilës u varrosën nën rrënojat në Gaza, përcjell Bota sot.
Kryeministri palestinez përshkroi fëmijët që shkruanin emrat e tyre në trupat e tyre në mënyrë që të mund të identifikoheshin pas vdekjes.
Kujtojmë, se Izraeli është zotuar se "do ta çmontojë Hamasin".