LIVE: Këto shtete shpallën zi për vdekjen e Raisi-t - Iranianët vajtojnë vdekjen e presidentit, të tjerët nisin festën!

Azia

LIVE: Këto shtete shpallën zi për vdekjen e Raisi-t - Iranianët vajtojnë vdekjen e presidentit, të tjerët nisin festën!

Nga: Bota sot Më: 20 maj 2024 Në ora: 06:24 Përditësuar në ora: 06:20 më 20.05.2024
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi

Politikan i vijës së ashpër, si “shtroi” Ebrahim Raisi rrugën deri në zgjedhjen si numri 2 i Iranit

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pas rrëzimit pranë kufirit me Azerbajxhanin të helikopterit me të cilin udhëtonte, është një personazh i “vijës së ashpër” që ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitet e fundit në kthimin e Iranit drejt besimeve më të pakompromisa të themeluesve revolucionarë të Republikës Islamike.

Një mbështetës i vlerave thellësisht konservatore në frontin e brendshëm, në aspektin e politikës së jashtme, Raisi gjithashtu krijoi një qëndrim gjithnjë e më agresiv. Ishte pikërisht në kohën kur ai kishte marrë postin tashmë, që Teherani zgjodhi të nisë sulmin e tij të fundit të paprecedentë me raketa dhe dronë kundër Izraelit duke sjellë të dy vendet në konflikt të drejtpërdrejtë dhe të hapur për herë të parë.

Ndërsa ai u zgjodh president në qershor 2021, duke u prezantuar si personi më i mirë për të luftuar korrupsionin dhe problemet ekonomike të Iranit. Raisi kishte zënë prej kohësh poste të rëndësishme në Iran, duke përfshirë një rol kyç në të ashtuquajturin Komiteti i Vdekjes përgjegjës për ekzekutimin e mijëra të burgosur në vitet 1980, gjë që ai e ka mohuar.

I lindur në vitin 1960, Raisi ishte që adoleshent pjesë e revolucionit që përmbysi Shahun pasi kishte udhëtuar në Qom për të ndjekur një seminar shiit në moshën 15-vjeçare, duke ndjekur gjurmët e babait të tij.

Ndërsa ishte ende student i ri, ai iu bashkua protestave masive kundër Shahut të mbështetur nga perëndimi në 1979 që do të çonin në Revolucionin Islamik nën drejtimin e Ayatollah Ruhollah Khomeini, një klerik deri në kthimin e tij dramatik nga mërgimi në Francë.

Në vitet e para të trazuara të Revolucionit Islamik, Raisi vazhdoi studimet në Universitetin Shahid Motahari në Teheran, ku mori doktoraturën në jurisprudencë dhe drejtësi islame.

Duke iu bashkuar gjyqësorit, Raisi, vetëm 25 vjeç – si shumë të rinj të tjerë të brezit të tij – do ta gjente veten të katapultuar në një post të rëndësishëm, në rastin e tij si zëvendësprokuror i Teheranit.

Ishte kjo kohë kur ai u bë një nga katër gjyqtarët e Komitetit famëkeq të Vdekjes, një gjykatë sekrete e krijuar në vitin 1988 për të rigjykuar mijëra të burgosur, shumë prej tyre anëtarë të grupit Mujahedin-e Khalq.

Raisi më vonë do të shërbente si kryeprokuror i Teheranit, e më pas si kreu i Organizatës së Inspektoratit Shtetëror.

Në vitin 2006, Raisi u zgjodh në Asamblenë e Ekspertëve, i cili është i ngarkuar me emërimin dhe mbikëqyrjen e liderit suprem dhe anëtarët e të cilit miratohen nga Këshilli i fuqishëm i Gardës.

Pasi zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit 2009 shkaktuan muaj protestash publike, Raisi mbështeti goditjet brutale dhe burgosjet masive. Ai u bë prokuror i përgjithshëm i vendit në vitin 2014.

Ai u vu nën sanksione nga Departmaenti i Thesarit të SHBA në 2019 për rolin e tij në represionin e brendshëm.

Pasardhësi i Hassan Rouhanit si president, fitorja e Raisit në zgjedhje përfaqësoi një shtyrje nga ultra-konservatorët e Iranit në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore që i dha Iranit lehtësim nga sanksionet ndërkombëtare.

Nën drejtimin e Raisi-t, Irani pasuron uranium në nivele pothuajse të nivelit të armëve dhe pengoi inspektimet ndërkombëtare.

Raisi fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2021, megjithatë, ato votime panë pjesëmarrjen më të ulët në historinë e Republikës Islamike.

Në fund të vitit 2022, një valë protestash mbarëkombëtare shpërtheu pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për shkelje të dyshuar të kodit të rreptë islamik të veshjes së grave në Iran.

Në një ngjarje historike në mars 2023, Irani dhe Arabia Saudite, armiq të gjatë rajonal, njoftuan një marrëveshje të papritur që rivendosi marrëdhëniet diplomatike.

Megjithatë, detentimi me Arabinë Saudite ka qenë disi i jashtëzakonshëm për sa i përket politikës së jashtme iraniane nën Raisi, pasi Irani ka armatosur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, ka nisur një sulm masiv me dron dhe raketa ndaj Izraelit në mes të luftës së tij kundër Hamasit në Gaza.

“Lokalizuam sinjalin e telefonit të një prej anëtarëve të ekuipazhit”, Forcat e Armatosura të Iranit: Po lëvizim drejt zonës me të gjitha forcat

Forcat e Armatosura të Iranit kanë deklaruar se kanë lokalizuar sinjalin e telefonit të një prej anëtarëve të ekuipazhit të helikopterit ku udhëtonte presidenti Ebrahim Raisi.

“Tani po lëvizim drejt zonës me të gjitha forcat ushtarake dhe shpresoj se mund t’i japim një lajm të mirë njerëzve”, tha Asghar Abbasgholizadeh, komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Azerbajxhanin Lindor, cituar nga Tasnim.

Zona nuk mundëson dërgimin e më shumë forcave se sa aktualisht janë në terren”, shtoi ai.

Detaje tjera po priten të japen.

Irani kërkoi ndihmë, Komisioni Europian në “aksion”, aktivizon shërbimin e hartës satelitore në ndihmë të gjetjes së presidentit Raisi

Komisioni Evropian aktivizon shërbimin e hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e Raisi

Komisioni Evropian ka aktivizuar shërbimin e tij të hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e presidentit të Iranit.

Komisioneri i menaxhimit të krizave Janez Lenarcic tha në një postim në rrjetin social “X” se po aktivizohej shërbimin i hartës së reagimit të shpejtë në funksion të gjetjes së helikopterit.

Ai tha se vendimi për të aktivizuar shërbimin erdhi pas një kërkese për ndihmë nga Irani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat