Një çift në veri-lindje të Pakistanit është kapur nën akuzën për vrasjen e 13-vjeçares Iqra, e cila punonte si shërbëtore për ta, pasi u akuzua për vjedhjen e çokollatave. Ajo vdiq në spital prej lëndimeve të shumta, një hetim paraprak ka treguar se ishte torturuar.
Kjo ngjarje shkaktoi zemërim të gjerë dhe ka nxitur diskutime mbi punësimin e fëmijëve dhe keqtrajtimin e punëtorëve shtëpiakë, duke u shoqëruar me hashtag-un #JusticeforIqra. Ligjet në Punjab ndalojnë punësimin e fëmijëve nën 15 vjeç si shërbëtorë.
Iqra ka punuar që nga mosha 8 vjeçare për të mbështetur familjen e saj, dhe ka fituar rreth 28 dollarë në muaj. Ajo u akuzua për vjedhjen e çokollatave nga punëdhënësit e saj, dhe hetimet tregojnë për dhunë të vazhdueshme ndaj saj, duke përfshirë fraktura dhe dëmtime të rënda.
Iqra ka vdekur pas një sulmi të dhunshëm, ndërsa punëdhënësit e saj dhe një mësues i Kuranit i cili punonte për familjen janë arrestuar, shkruan BBC News.
Mësuesi e kishte dërguar Iqrën në spital dhe iku pasi i tha stafit të spitalit se babai i vajzës kishte vdekur dhe nëna e saj nuk ishte aty.
Policia i tha BBC-së se nuk ishte e qartë nëse ajo besonte se kjo ishte e vërtetë.
Babi i Iqrës thotë se dëshiron të shohë "ata që janë përgjegjës për vdekjen e vajzës sime të dënohen".
Rasti ka ngritur shqetësime mbi punësimin e fëmijëve në Pakistan, ku rreth 3.3 milionë fëmijë janë të angazhuar në punë dhe shumica e punëtorëve shtëpiakë janë gra dhe vajza të reja.