Ushtria pakistaneze liron mbi 300 pengje nga treni i pasagjerëve

Azia

Ushtria pakistaneze liron mbi 300 pengje nga treni i pasagjerëve

Më: 12 mars 2025 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Ushtria e Pakistanit ka njoftuar se ka liruar më shumë se 300 pengje nga një tren pasagjerësh të cilët ishin marrë nga militantët në provincën Balochistan të martën.

Sipas një deklarate nga një zëdhënës i ushtrisë, 33 militantë janë vrarë gjatë operacionit për çlirimin e pengjeve.

Përpara nisjes së operacionit, ushtria tha se Baloch Liberation Army (BLA) kishte vrarë 21 pengje civilë dhe 4 ushtarë. Këto numra ende nuk janë verifikuar nga BBC.

Ushtria e Pakistanit vazhdon operacionin e kërkimit në zonë për të eliminuar çdo kërcënim të mbetur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat