Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni përforcon radhët për vazhdim të kampionatit.
"Endrit Hysenagolli rikthehet në KB Bashkimi!
Qendra shqiptare që ka djersitur fanellën e Bashkimit gjatë viteve 2014/16, i është rikthyer ngjyrave portokall-e-zi përsëri.
Ai vjen nga skuadra Goga Basket, për të cilën ka luajtur së fundi, dhe do të jetë forcë shtesë nën koshin e skuadrës sonë", thuhet në njoftimin e KB Bashkimi.