Peja nuk është në formë të mirë, pëson humbje të rëndë me rezultat 89:73 (20:14, 20:19, 16:23m 33:17) nga Golden Eagle Ylli, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Therandë.
Çereku i tretë ka qenë fatal për pejanët.
Cody John me 27 pikë, i ndihmuar nga Valoln Bunjaku, janë kreatorë të fitores së therandasve.
Te Peja u dallua Robert Aleksander Cartwright me 26 pikë, por nuk mjaftuan për rezultat pozitiv.
Golden Eagle Ylli udhëheq renditjen me 21 pikë, sa ka edhe Ponte Prizreni, Rahoveci dhe Peja.