KB Rahoveci ka zyrtarizuar transferimin e radhës, ai është ish-basketbollisti i skuadrës, Arian Qallaku.
Qallaku ishte pjesë e Sigal Prishtinës në sezonin paraprak, kjo është hera e dytë që basketbollisti në fjalë nënshkruan për Rahovecin.
Basketbollisti kosovar kishte regjistruar një mesatare prej 15 pikësh në sezonin e kaluar për kryeqytetasit.
Lojtari do të jetë i gatshëm për përsgjedhje qysh ndeshjen e ardhshme.
28 vjeçari ishte pjesë e KB Pejës dhe KB Vëllaznimit në të kaluarën.
Lajmin për transferimin e 28 vjeçarit e ka bërë të ditur klubi i Rahovecit, përmes faqes zyrtare në rrjetin social, Facebook.