Basketbollisti slloven, Luka Doncic po vazhdon të shkëlqej në NBA.
Dallas Mavericsk arriti fitoren e radhës ndaj Orlando Magic me rezultat 123-130 në një ndeshje tejet interesante.
Ishte basketbollisti nga Kombëtarja e Sllovenisë, Luka Doncic që shkëlqeu në këtë mbrëmje me 33 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime.
Paraqitje të mirë pati edhe malazezi, Vucevic nga radhët e Orlandos me 29 pikë, 15 kërcime dhe 8 asistime.
Fitore në këtë raund arritën edhe skuadrat: Cleveland Cavaliers 101-90 Houston Rockets, Chicago Bulls 112-118 Denver Nuggets dhe San Antonio Spurs 113-124 Brooklyn Nets.