Blake Griffin ka arritur marrëveshje të largohet nga Detroit Pistons.
Sipas gazetarit i cili raportoi largimin e Griffin nga Detroit Pitstons, Adrian Wojnarowski, thuhet se Brooklyn Nets janë favoritët për të nënshkruar me gjashtë herë All-star-in.
Griffin do të hynte në ndeshjen All-Star të NBA që do të mbahet në këtë fundjave, si lojtar i lirë pa skuadër.
Por, lëndimet e kanë penalizuar paksa basketbollistin.
Gjatë disa viteve të fundit, ai kishte probleme me të dy gjunjët, gishtin e madh të djathtë, kyçin e këmbës së djathtë, me ngjarjen më të fundit, operacionin në gjurin e tij të majtë në prill 2019, duke çuar në një rënie të madhe të formës.