Basketbollistet e e reja dhe të talentuara të trajnerit Ramush Rushiti të grupmoshës U-16 janë kualifikuar në finale të “Play-off”-it. Ato u desh ta zhvillojnë edhe ndeshjen e tretë për t’ia arritur qëllimit.
Pas triumfit në ballafaqimin e parë të prizrenaseve në shtëpi me rezultat 64:59, në ndeshjen e dytë vushtrriaset triumfuan me shifrat 57:45. Kshtu që u desh të zhvillohet loja e tretë. Ashtu sikurse edhe u prit, dueli i tretë ishte me rovalitet të madh. Loja u luajt në palestrën “Prizren Arena”, ndërsa angazhimi i basketbollisteve të të dyja skuadrave ishte maksimal. Kjo bëri që fituesi të mos dihej deri në momentet e fundit të ndeshjes.
Në tri periudhat e kësaj përballjeje të paktën 10 herë rezultati është barazuar, ndërkohë herë kalonte në epërsi minimale njëra e herë skuadra tjetër. Peridha e parë u përmbyll me rezultat 13:15. Në fund të çerekut të dytë rezultati ishte 27:26. Dhjetëminutëshi i tretë përfundoi me shifrat 42:37.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/22/auto_189174488_221410166135621_9096515626998340508_n1621716412.jpg)
Pra, çereku i katërt nisi me +5 pikë për vendëset, epërsi të cilën lojtaret e ekipit Junior 06 ditën ta ruajnë në këtë pjesë të lojës. Madje, ato të prira nga treshja Uka, Bilalli dhe Krasniqi e përfunduan këtë takim me rezultat 59:52. “Vërtet ishte një ndeshje të cilën do fa mbaj gjatë në mendje. Lojtaret e mia u angazhuab shumë, por patën probleme ne përfundim të suksesshëm të aksioneve. Gjatë gjithë kohës isha në ankth.
E kërkoja fitoren gjithsesi, prandaj aplikuam lojë me mbrojtje të ngjeshur, me kundëraulme të shpejta dhe, falë përgatitjes sonë më të mirë fizike, aplikuan edhe lojë “presing” që dha rezultat. Në fund jo vetëm që e rikthyem lojën tonë, por edhe rezultatin”, tha trajneri Ramush Rushiti.
Për fitoren e ekipit Junior 06 kanë meritë te gjitha lojtarët e veçmas Yllza Uka për organizim fantastik të lojes dhe shënimit të 16 pikëve si dhe Vesa Krasniqi, që realizoi 19 pikë, Merisa Bilalli me 12 dhe Yllka Morina me 10 sosh. Ndërkaq tek KBF “Vushtria Basket” u dallua Melvina Haziri me 20 pikë të realizuara. Ekipi KBF “Junior 06” në finale do të përballet me KBF “Kersan Prishtina”.