Dallas Mavericks është mposhtur nga Los Angeles Clippers, për të dërguar kështu serinë e ndeshjeve në 1-2.
Luka Doncic po tregohet i jashtëzakonshëm në paraqitjet e tij në play-off me Dallas.
Vetëm në takimin ku ata e humbën, Doncic realizoi 44 pikë, pati nëntë asistime dhe nëntë kërcime, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.
Pas ndeshjes, ai deklaroi se ka ndjerë dhimbje në qafën e tij, e cila më pas u ndje edhe në krahun e tij të majtë.
“Kam nevojë vetëm për pak masazh, pak pushim dhe shpresoj që të jem mirë”, ka thënë Doncic sipas Bleacher Report.
Në rast se mungon në ndeshjen e katërt, atëherë do të jetë një mungesë e madhe për Dallas.