Shtetet e Bashkuara të Amerikes në basketboll i janë rikthyer fitoreve në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
SHBA-të në ndeshjen e parë pësuan humbje nga Kombëtarja e Francës, por në duelin e dytë ndaj Iranit arritën fitore të thellë.
Rezultati i çerekëve, SHBA – Iran: (28-12), (32-18), (22-13), (38-23).
Basketbollistët më të mirë për SH.B.A-të ishin, Devin Booker me (16pk, 4kc, 1ast) dhe Lillard (22pk, 2kc, 5ast).
Tek Irani shkëlqyen, Haddadi (14pk, 7kc, 1ast) dhe Jamshidi (14pk, 2kc, 3ast).
Rezultati përfundimtar, SHBA 120:66 Iran.