Kombëtarja e Francës në baskeboll është finalistja e dytë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Në gjysmëfinalen e dytë, Franca mposhti Slloveninë e udhëhequr nga dyshja fantastike, Luka Donçiç dhe Zoran Dragiç me rezultat të ngusht 90-89.
Pjesa e parë I takoi Sllovenisë e cila kishte dy pikë epërsi pas 20 minutash loje, pran rezultatit 44-42.
Mirëpo në çerekun e tretë, Franca krijoi epërsinë bindëse prej 8 pikëve , të cilën e mbajti deri në fund të takimit, edhe pse Sllovenia në disa raste kishte mundësi që të mbyll takimin edhe me fitore.
Te Franca u dalluan: De Kollo me 25 pikë dhe Furnie me 23 pikë. Ndërkohë te Sllovenia, më efikas ishin Tobej me 23 pikë dhe Donçiç me 16 pikë.
Franca do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në finale në një super-duel për medaljen e artë në “Tokio 2020”.