Humbja e dytë radhazi për Armani Milano në Euroleague, duke lëshuar edhe kreun e këtij turneu. Në raundin e 11-të, ekipi italian u mund 74-70 nga Zenit st.Petersburg, duke zbritur në vendin e tretë dhe duke ndarë kreun pikërisht me rivalët rusë.
Në krye të renditjes janë dy skuadra spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona, fitues në sfidat e fundit. Ekipi “merengues” fitoi 79-67 ndaj serbëve të Crvena Zvezda, ndërsa katalanasit mposhtën me lehtësi 80-60 francezët e Villeurbanne jashtë fushe.
Euroleague – Raundi i 11-të
Bayern Mynih – Panathinaikos, 81-78
Real Madrid – Crvena Zvezda, 79-67
Unics Kazan – Alba Berlin, 85-71
Anadolu Efes – Monaco, 98-77
Zenit st.Petersburg – Armani Milano, 74-70
Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, 86-75
Olimpiacos – Maccabi Tel Aviv, 90-73
Baskonia Gasteiz – CSKA Moskë, 74-80
Villeurbanne – Barcelona, 60-80