Ndeshja Partizani-Teuta, e vlefshme e javën e nëntë të Superligës në basketboll për meshkuj është mbyllur me kaos dhe sherr në parket.
Partizani fitoi me rezultatin 74-71 (18-14, 28-15, 19-17, 13-21), por gjithçka kaloi në plan të dytë për shkak të incidentit të ndodhur në “Asllan Rusi”. Në fund të ndeshjes trajneri i Teutës, Melzin Lazimi, është goditur nga lojtari i Partizanit Arbër Babasuli.
Tekniku i bregdetarëve ka bërë denoncim në polici për këtë incident.
Ngjarje vërtetë të shëmtuara që nuk kanë asnjë lidhje me sportin, por që fatkeqësisht po i shikojmë edhe në vitin 2021.